14 Maji/ Berisha: Në 6 qendra votimi në Kamëz janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative! Në Tiranë 15% e votuesve ishin zgjedhës shëtitës

Gjatë konferencës së tij të përjavshme për mediat, Sali Berisha ka vijuar sërish akuzat ndaj qeverisë për humbjet në zgjedhjet lokale të 14 majit, të cilat i cilëson si një farsë elektorale. Berisha ka paraqitur disa video nga qendrat e votimit në Kamëz dhe u shpreh se në vetëm 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative.

'Por sot në këtë konferencë, do paraqesim rezultatet e para të shqyrtimit të veprimtarisë elektorale në 6 qendra votimi në Kamëz kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki. Kandidati ynë ka aplikuar dhe kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet antikushtetuese të votimit në Bashkinë e Kamzës. Në këto gjashtë qendra, janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative në të cilat rasti i operatorit Haxhi Gusja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias. Rasti i komisioneres së PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesit. Kjo është një militante e thekur, një kriminele elektorale në qendrën e votimit. Raste të tjera ku voton një person për 3 votues. Pra, kemi një seri videosh që do ua demonstrojmë, por ndërkohë edhe do ua nisim në emailet tuaja.’- tha Berisha.

Po ashtu edhe në Tiranë sipas Berishës, 15% e votuesve ishin zgjedhës shëtitës.

‘Më parë u kam njohur ju dhe kam denoncuar publikisht mbi gjysmë milionë zgjedhës shëtitës fantazmë, të cilët po i veçojmë rreth pas rrethi. Mund t’u them se, ju informoj se në rrethin e Tiranës, në Bashkinë e Tiranës, me një total prej 697 mijë votuesish, 102 mijë prej tyre janë votues shëtitës apo 15 përqind e votuesve të Tiranës. Pra, Tirana ka 1 të pestën e votuesve shëtitës, votues të cilët potencialisht kanë votuar më shumë se njëherë, ose janë dënuar me mosvotim. Ky hetim po vazhdon dhe do të vazhdojë rreth për rreth, qendër për qendër, ne do bëjmë publike të gjithë këtë mekanizëm gjigant, shtesë manipulative të farsës elektorale maj 2023.’- tha Berisha.

Nga ana tjetër Sali Berisha i cilëson takimet e Lulzim Bashës, si veprimet e një pengu të Edi Ramës, të cilin ai e keqpërdor në mënyrë të pamëshirshme.

‘Në fakt i shoh si veprimet e një pengu të Edi Ramës, të cilin e keqpërdor në mënyrë të pamëshirshme. Ai le të vazhdojë në atë orbitë si një peng i Edi Ramës.'- tha Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eno: 02/06/2023 14:24

    Po na le rehat o sali sikur se dim ne se kush e komandonte

    Përgjigju
  • Ani: 02/06/2023 14:20

    Sali te gjithe e dim qe bashka ka qen klyshinjot

    Përgjigju
  • Joni: 02/06/2023 14:15

    Kur flet dhe ky o zot

    Përgjigju
  • Nela: 02/06/2023 14:05

    Sali mashtruesi vazhdon dhe flet budalliqe

    Përgjigju
  • Ester: 02/06/2023 14:04

    Berisha ka mare fund tani edhe meret me llafe

    Përgjigju
  • Xhensila: 02/06/2023 13:38

    O sali o nongrada ti je nje shembull i keq per te gjithe brezat turp qe je akoma ne politiken Shqiptare.

    Përgjigju
  • Dritan: 02/06/2023 13:37

    O sali o nongrada nuk te beson me njeri ty ti je llumi i politikes Shqipetare turp….

    Përgjigju
  • joni: 02/06/2023 13:36

    te gjithe jan pengjet e rames vetem ai vet nuk eshte me ramen

    Përgjigju
  • Italia si moter: 02/06/2023 13:26

    Nje maskara si puna jote flet me kete gjuhe ,Tahirin e denove ti me ata dhe ate elisabeten tende qe u perjashtuan nga prokuroria me vetingun more kriminel se te shkaterroi Lazaratin ,kete e di i gjithe populli ,nuk mbulohet dielli me shoshe salike ,behu gati te shkosh ti tani ne vend te Sajmirit ,o kerrme ,o hale qe qelb sa here qe flet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë