Pas një mbledhje prej më shumë se 4 orësh të Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha, i cili drejtoi mbledhjen, tha se do t’i propozohet Kuvendit Kombëtar të PD-së që do të mbahet me 30 prill, data 21-22 maj për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.
‘Do kemi një datë. 21-22 maj, do të jetë data që do t'i propozojmë Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Sapo të vendosë Kuvendi, unë e kam shpallur, kandidaturën për kryetar. Në një nga ditët e ardhshme.’ - tha Berisha.
Ai ka bërë me dije se në këtë Kuvend do të jenë të ftuar të gjithë "të larguarit" apo të "përjashtuarit" nga PD-ja në kohën e Lulzim Bashës. Berisha tha se Kuvendi do të autorizojë Komisionin e Rithemelimit që të funksionojë deri në momentin që do të zgjidhet kryesia dhe kryetari i ri.

"Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet, zonja Bregu ka një funksion, do ketë ftesë në Kuvend, edhe për Astrit Patosi dhe Rudina Hajdari që u largua dhe u kthye, pra të gjithë ata që për një motiv janë të larguar janë të mirëpritur", tha Berisha.
Prej javësh Komisioni i Rithemelimi ka vijuar zgjedhjet në degë për kryetarët e partive në rrethe. Në një kohë kur Berisha vijon zgjedhjet, pjesa tjetër e Partisë Demorkatike, mbështetësit e Lulzim Bashës, kanë deklaruar se ky është një hap që çon në përçarjen e demokratëve dhe jo në bashkimin e tyre.
M.Q./Shqiptarja.comKomente


Mos ia ktheni shemtine PD-se, kaosin Shqiperise dhe varferine shqiptareve.
Përgjigju