TIRANE- Kryeministri Berisha shkruan në Facebook për 20 shkurtin 1991, kur studentët rrëzuan në Sheshin Skënderbej bustin e dikatorit Enver Hoxha. "Sot kujtojmë përmbysem e diktaturës hoxhiste", shkruan Kryeministri, ndërsa poston edhe një foto të '91. Nga ana tjetër Berisha sulmon liderin e opozitës, duke e cilësuar si bllokues të integrimit.

Sipas Kryeministrit qytetaret e Tiranës nën drejtimin e PD me guxim të jashtëzakonshëm përmbysen bustin. "Lëvizja ishte e fuqishme dhe popullore", shkruan Berisha, ndërsa vazhdon "lëvizja përmbysi bustin e tiranit me mizor, Hitlerit te pasluftes se Dyte Boterore, Enver Hoxhes".

"Studentet me greven e tyre te urise, te rinjte dhe qytetaret e Tiranes, 22 vjet me pare, nuk permbysen vetem shtatoren e diktatorit por dhe bronxet e gjalla te bllokmeneve hoxhiste dhe diktaturen e tyre. Sot, pas 22 vitesh, ne nderojme kete dite si anetare te NATO-s, si qytetare qe levizim te lire ne mbare Europen. Por sot, pas 22 vitesh, neobllokmenet me ne krye Edi Ramen ngriten me voten e tyre murin e Bllokimit. Me 23 qershor ne do ta shembim ate", shkruan Kryeministri në Facebook.

Ai iu bën thirrje qytetarëve "të nderojmë sëbashku sot pasdite në Qytetin Studenti 20 shkurtin, ditën që përmbysëm diktaturën komuniste dhe ndryshuam epokat dhe historinë.

berisha ne facebook per rrezimin e bustit

(Foto: Postimi i kryeministrit ne facebook)
Redaksia online
(rd/sg/shqiptarja.com)