Berisha: 23 qershori, Vaterloja e
dytë për bijtë e etërve e Ramën

Berisha: 23 qershori, Vaterloja e <br />dytë për bijtë e etërve e Ramën
TIRANE - Kryeministri Berisha akuzoi Ramën se këto vite ka dëshmuar guximin për të shkelmuar interesat e shqiptareve dhe po kërkon të hakmerret për rrëzimin e regjimit komunist 22 vite më parë.

I pranishëm në aktivitetin e 22 vjetorit të Grevës së Përgjithshme të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Berisha ftoi qytetarët të japin gjykimin e tyre për Edi Ramën.

“Rama dëshmoi guximin negativ të lig për të shkelmuar interesin e çdo shqiptari. Pas 22 vitesh hakmerret përfundimisht për Vaterlonë që u rezervuam etërve të tyre, 23 qershori po vjen dhe ju jap fjalën ju avoketërve më të shkëlqyer të interesave të punonjësve shqiptarë, se qeveria do të bëjë gjithçka për rroga e kushte më të mira për të gjithë punonjësit. Të ecim të sigurtë për një Vaterlo tjetër për bijtë e etërve që na bllokojnë të ecim rrugët e Europoës duke keqpërdorur pushtetin e qytetarëve. 23 qershori të jetë dita e gjykimit të tyre për projektin e madh europian të çdo shqiptari"

JA RASTET KUR RAMA PUNOI KUNDER SHQIPTAREVE

"Ftoj sindikalistët të mos harrojnë kurrë se si në pranverën e 2006 zoti Edi Rama urdhëroi deputetët e tij të futen në Parlament për 3 muaj resht me zile bori, bilbila e trumbeta për tu thënë europianëve se ky vend nuk ka Parlament por vath bagëtish dhe këtij vendi nuk mund ti jepnin kurrë marrëveshjen e stabilizim asociimit.

Erdhi anëtarësimi në NATO. Ne ishim i vemti vend që kishim një opozitë që bënte gjithçka për të bllokuar Anëtarësimi në NATO, ditën kur merrej ftesa, pasi kishin bashkërenduar me armiqtë shqiptarë, të nesërmen organizoi mitingun në Tiranë jo për të përshëndetur anëtarësimin në NATO por mitingun me portretet e Enver Hoxhës për të protestuar kundër qeverisë që e futi Shqipërinë në NATO

Gjëja më kryesore ishte të lëvizim të lirë në Europë. Ditën që parlamenti Europian do të votonte hapjen e procesit për Shqipërinë Edi Rama ngrinte cadrat para kryeministrisë në mënyrë që PE të mos votonte liberalizimin e vizave. Më pas po, i bashkërenduar me një grup racistësh antishqiptarë, mori kutinë e votimit dhe sillej nëpër Shqipëri si fantazëm me motivin hap kutitë të çlirojmë vizat. Ne për shqiptarët do hapnim qindra kuti, jo një, por ne se hapnim dot se e kishte mbyllur ligji. Ne bëmë 101 detyra e morëm vizat. Te statusi vuri zjarrin institucioneve. Vitin tjetër u ra dakord për 3 ligjet në cdo germë të tyre me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë në KE. Rama dëshmoi guximin negativ të lig për të shkelmuar interesin e cdo shqiptari”- tha Berisha.

MINATORET NE PENSION 55 VJEC, SHUME SHPEJT REALITET

Ai ftoi sindikalistët të votojnë për mandatin e tretë qeverisës duke premtuar se shumë shpejt do i bënte realitet daljen në pension në moshën 55 vjeç për minatorët.
“Vendosni dialogun me minatorët ju premtoj se qeveria është e vendosur të plotësojë në maksimum kërkesat që ju do përfaqësoni si përfaqësues të tyre”- tha Berisha duke shtuar se "propozimi pë pensionin në moshën 55 vjeç do të bëhet realitet shumë shpejt"

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike