TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha festoi dje 70 vjetorin e tij ku pjesa më e madhe e deputetëve të Partisë Demokratike i kanë vajtur atij për vizitë në shtëpi dhe në zyrën e tij private. Ndonëse nuk bëri asgjë publike, ndryshe nga herët e tjera, Berisha e festoi 70 vjetorin e tij të lindjes në shtëpi dhe në zyrë ku priti vizitat e personave që vajtën për ta uruar.
Festimet
Festimet e Berishës nisën që në orën e para të ditës së djeshme. Ditën e djeshme deri në orën 10 ai i ka pritur vizitat në shtëpinë e tij dhe pas kësaj ore deri në orë 17 të pasdites i ka vijuar këto takime në deputet të Partisë Demokratike, si edhe me anëtarët e Forumit Rinor të PD-së. Këto të fundit i kanë bërë edhe dhuratën Berishës. Nënkryetarja e FRPD-së, Greta Koçi së bashku me një grup të ngushtë anëtarësh shkuan tek zyra e Berishës ku i dhuruan atij një buqetë me lule.
Buqeta ishte e përbërë me trëndafila blu dhe të bardhë ku trëndafilat e bardhë formonin numrin 70, i njëjtë me numrin e viteve që mbushi Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e uroi Berishën për 70 vjetorin nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “facebook”. Nëpërmjet një fotografie Basha e uroi ish-kryetarin e tij ditëlindjen e 70-të.
Kësisoj Berisha ashtu siç bëri në vitet e tjera kur festoi 70 vjetorin, sërish qëndroi pranë rinisë së PD-së ku gjithmonë ka shprehur se pas çdo datëlindjeje ndihet edhe më ri pasi rri më pranë rinisë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com