Berisha:Abuzime qindra mln te
doganat,Spiropali: Ruaj psikikën

Berisha:Abuzime qindra mln te<br />doganat,Spiropali: Ruaj psikikën
Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer "doganierit dixhital", duke publikuar një mesazh në rrjetin social Facebook. Berisha thotë se "doganieri" e ka informuar atë për vjedhjet në dogana, kur ky institucion drejtohej nga Elisa Spiropali.
 
“Doganieri dixhital denoncon:
-Vjedhjet e mëdha të Spiropalit në dogana, vërtetuar nga
-dokumente të ardhura nga dogana greke
-Doganat e Fierit dhe Tiranës sipas tij kanë qenë epiqendër e këtyre vjedhjeve! sb
“Përshëndetje Doktor Berisha.
Abuzimet e drejtorëve të Ramës po dalin mbi ujë. Javët e fundit nga Greqia ka ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave informacion mbi abuzimin e bërë në doganat shqiptare në kohën kur drejtonte Elisa Spiropali. Informacioni i shoqëruar dhe me dokumentacionin përkatës vërteton abuzimin e bërë në dogana në vlera prej qindra mijëra e miliona eurosh", shkruante Berisha në denoncimin e tij.
 
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Spiropalit, e cila po përmes një postimi në “Facebook”, thotë se kur u emërua në krye të Doganave, e gjeti institucionin në një gjendje të mjerueshme.
 
Gjithashtu, Spiropali duke iu drejtuar ish-kryeministrit Berisha, i kërkon që të mos i përdorë shumë rrjetet sociale, pasi i rrezikohet gjendja psikike.
 
I dashur Doktor, Sot “Neë York Times” shkruante se përdorimi i shumtë i rrjeteve sociale të shkatërron karrierën dhe në fund të hedh në erë edhe psiken. Doktor, në djall karriera pa kthim, ruaj të paktën psiken.
Hiq dorë nga ai spiuni dixhital. Nuk është serioze. Merru me gjëra më të fisme në këtë muzg të jetës.
Nuk di a të tha ai doganieri dixhital se e kishe kthyer doganën në pronë të Shikut të Gazidedes dhe katër nëndrejtorët e përgjithshëm i kishe nga fshati yt. Të ardhurat e shtetit zhdukeshin pa gjurmë nëpër xhepat e klanit tuaj primitiv. Vetëm në një vit e gjysëm pas batërdisë tënde në kohën që unë drejtova doganën mblodhëm 300 milionë dollarë me tepër se e njëjta periudhe e kohës tënde nepotike, dhe siguruam rritjen më të lartë të të ardhurave në dhjetë vitet e fundit. Vetëm nga akciza e naftës së zhdukur nga klani shiks, siguruam rritje rekord prej 17 përqind. Mbi të gjitha i kthyem doganës fizionominë shtet-ndërtuese.
Nëse ekziston, bëji të fala doganierit tënd dixhital, ndonjë mi mbetur skutave të doganës, nga koha jote e vdekur. ✌
”, shkruan Elisa Spiropali.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon