TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, i ftuar sot në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, tha se nuk e konsideron aspak komode që në një parti si PD të diskutohet për ultimatume, brava e dyer.
“Nuk është komode që në PD të diskutohet me ultimatume, me data ose me skena si brava, dera. Ne mundohemi të jemi koherent dhe të përgjegjshëm, por mendoj se përgjegjësia jonë nuk duhet të kalojë në gjeste të një militanti. U bënë 3-4 muaj dhe të dy krahët kanë ecur mjaftueshëm.
Mendoj se sakrifica e secilit prej nesh nuk zgjidh gjë, ajo që zgjidh është largimi nga emocionet. Ka ndodhur që dy krahë të kundërta kanë arritur sërish bashkëqeverisje. Mesa shoh, dhe duke analizuar 30 vitet e PD-së, duhet të jemi të matur dhe të analizojmë, shoh se aq shumë sa ishim bashkë dhe në një moment të caktuar për një vendim, arrihet këtu,”- u shpreh Hoxha në ‘Kontrast’.
Hoxha foli edhe rreth datës 5 janar, të vënë si afat i fundit nga Berisha për Bashën, qe të largohet nga zyra e tij. Hoxha u shpreh se me 5 janar gjykimi do të jetë i vështirë. Ai tha se PD nuk është aspak partia që duhet të ishte pas 30 vitesh dhe se kjo parti nuk vjen dot në pushtet me një grusht njerëzish.
“Gjykoj se me 5 janar gjykimi do jetë shumë i vështirë. Unë mendoj se nuk do të ndodh asgjë, por do të kemi një rimendim pak më të thellë dhe do vazhdojë dhe në muajin janar e në shkurt. Kuvendi i PD ndoshta e sheh të nevojshme që Partia Demokratike të korigjojë veten. Unë kam qenë si i deleguar në PD dhe kam parë se cfarë thotë Antarsia, e cila ka pasur shumë rezerva dhe nuk ka qene asnjëherë e kënaqur. Kjo ishte mënyra e gabuar e zgjedhjes së kandidatëve ku nuk u transmetua shumë frymë. Ka shumë që nuk e ndjejnë veten komod të strukturave. PD nuk është partia që duhet pas 30 vitesh, pasi nuk vjen në pushtet me një grusht njerëzish, edhe nuk mund t’I japin PD-së qeverisjen,”- tha Hoxha.