Berisha: Agresioni i Putin njësoj 
si i Hitlerit dhe Brezhnievit

TIRANE-  Ish kryeministri Sali Berisha ka reguar në rrjetin social facebook mbi pushtimin e Krimesë nga Putin. 

Sipas tij “ky agresion është një dhunim flagrant i ligjit ndërkombëtar, kartës së OKB, OSBE dhe memorandumit të Budapestit për Ukrainën të firmosur nga SHBA, Britania e Madhe por dhe vet Rusia. Me agresionin kundër Ukrainës dhe pushtimin e territoreve të gjera të saj, Kremlini hapi siparin e pushtimeve të tjera për rikthimin e perendorisë ruse, shkruan Berisha.

Ish kryeministri  është shprehur po ashtu se e gjithë kjo të kujton pushtimin e Çekosllovakisë nga Hitleri dhe më vonë nga Brezhnievi. Ju ftoj ta dënojmë këtë agresion ndaj një vendi të lirë me forcën tonë më të madhe shkruan në facebook ish kryeministri Sali Berisha . 

berisha
(Në foto: Postimi i Sali Berishës në facebook mbi pushtimin e Krimesë nga Putin)

(jk/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët