Kuvend/ Berisha akuza qeverisë: Buxhet katastrofë, po vidhni shqiptarët me thasë! I përgjigjet Balla: Je përgjegjës për rublat ruse në PD dhe ke furnizuar me naftë Millosheviçin

Kuvend/ Berisha akuza qeverisë: Buxhet katastrofë, po vidhni shqiptarët me thasë! I përgjigjet Balla: Je përgjegjës për rublat ruse në PD dhe ke furnizuar me naftë Millosheviçin

Sali Berisha dhe Taulant Balla

Nga Foltorja e Kuvendit, Sali Berisha është përplasur me kreun e grupit parlamentar në PS, Taulant Ballën, teksa kanë folur në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2023.

Sipas Berishës, me këtë projektbuxhet, qeveria po vjedh qytetarët, ndërsa theksoi se ky është një buxhet katastrofë. Berisha akuzoi qeverinë se i ka marrë ryshfet Italisë se do ta votojë për ekspozitën botërore në vitin 2030 dhe më pas i ka tërhequr mbështetjen.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Ballës, i cili akuzoi ish-kryeministrin si tradhëtar dhe përgjegjës për financimet ruse në PD dhe për furnizimin me naftë kontrabandë të Slobodan Millosheviçit në masakrën e Srebenicës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Përplasje në Kuvend, Balla: Berisha është tradhtar! Përgjegjës për rublat në PD dhe për masakrën e Srebenicës

 

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla iu përgjgj ashpër kreut të Rithemelimit Sali Berishës. Sipas tij, Berisha është tradhtar dhe përgjegjës për financimet ruse në PD dhe për furnizimin me naftë kontrabandë të Slobodan Millosheviçit në masakrën e Srebenicës

‘Personi që sapo foli është personifikimi më kuptimplotë i tradhtarëve në 110 viteve të fundit të Shqipërisë. Ky njeri futet te ata që ku kanë pasur mundësi, i ka bërë keq Shqipërisë. Sa herë Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur një çështje të madhe, gjithmonë ka qenë në krahun tjetër Berisha që ka bërë çdo gjë për të tradhtuar Shqipërinë që në 92-shin. Kur Kosova ndodhej në Rambuje, Saliu bënte protesta. Kur shqiptarë i kanë sytë në Kosovë, Saliu paralajmëron protesta e ke në thirrje për dhunë. Ndërsa Putin i ka shpallur luftë Evropës Berisha flet me të njëjtën gjuhë me Lavrovin.  Brenda PD nga ajo që ka mbetur, të ngrihet një pyetje si ka mundësi që, CIA struktura e inteligjencës më e madhe në botë thotë se PD është financuar me 600 mijë dollarë me fatura dhe natyrshëm me kompani guackë.

Një gjë është e sigurt, që ju nuk keni lidhje, ju që jeni në sallë. Shkoj te momenti kur Doland Lu i çoi përpara dosjes e Saliu iku me vrap. A i kanë treguar që Berisha është personi i lidhjes mes PD dhe financimeve ruse. Jam i gatshëm nëse ai ka burrëri të përballemi me këto dokumente që ne i kemi. Sesi Berisha është pjesë e banderolës ruse, theu embargon të OKB kundër Sllobodan të Millosheviçit me naftë kontrabandë për të vrarë boshnjakët.’- tha Balla në Kuvend.

Ora 17:34
Berisha akuza qeverisë: Buxhet katastrofë! I keni marrë ryshfetin Italisë, e më pas i keni tërhequr mbështetjen

Nga Foltorja e Kuvendit Sali Berisha ka folur në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2023, ndërsa i është rikthyer edhe një herë qeverisjes së tij të para 9 viteve. Berisha ka bërë krahasime dhe sipas tij rrogat në kohën kur ai ishte kryeministër ishin shumë herë më të larta. Sipas Berishës, me këtë projektbuxhet, qeveria po vjedh qytetarët, ndërsa theksoi se ky është një buxhet katastrofë. Berisha akuzoi qeverinë se i ka marrë ryshfet Italisë se do ta votojë për ekspozitën botërore në vitin 2030 dhe më pas i ka tërhequr mbështetjen. Berisha tha se me datën 12 nëntor, ditën kur ka thirrur protestën, do t'u bëhet gjyqin qeveritarëve në Tiranë.

‘Ku avulluan miliona. Rrogat nuk u rritën pensionet nuk u rritën. Shqiptarët nga njerëzit më të paguar me rrogë mesatare në Ballkan me rrogë më të ulët. Asnjë punë tuajën nuk u tregoni sot shqiptarëve që keni përfunduar në 9 vite. Të gjitha janë vazhdime të punëve që ishin në ndërtim e sipër. Ju ndërtuat 7 km rrugë në autostradë me çmim dy herë më të shpejtë sesa km e tunelit të Krrabës. Keni vjedhur me thasë. Ju nuk keni një objekt të vetëm që t’i paraqitni shqiptarëve ndër vite. 7 km e para u ndërtuan me 700 mijë euro km. Pas 9 vitesh po shtoni dhe 16 mln lekë të tjerë se nuk jeni ngopur.

Po ju çfarë bëtë ju ndërtoni në fushë në të njëjta kushte. Siç vidhni ju nuk vjedh kush në botë. Ditën e buxhetit sigurisht ai ka probleme të mëdha me këto vjedhje. Ky është buxhet katastrofe mor. Si mor arrini në këtë shkallë. A mendoni ju po bizneset, çfarë u bëtë bizneseve. Të gjithë do jenë me datën 12 tu bëjnë gjyqin në Tiranë. Boll është Boll! A janë të vërteta këto! Ansambli i vjedhjes është ky! Kanë bërë një akt të turpshëm. I kanë premtuar Italisë me shkrim se do votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030. I merr ryshfetin dhe i tërheq mbështetjen. E kam burim të sigurtë. Një vendi me të cilin shqiptarët janë biznesmenë nja 50 mijë. Ndaj ikin shqiptarët se shohin se e keni bëri Shqipërinë një vend të pavlerë. Ndërsa për vete jetoni në luksin më të madh.’- tha Berisha.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 09/11/2022 19:56

    Taulant Daçiçi flet për Millosheviqin e sot ështé në një shtrat fashist Vucicin…! Qfar injoranti i pështirë që është …!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen