Berisha akuzoi Ramën se i ka dorëzuar kompjuterët e MEK në Teheran, përgënjeshtron policia: S’kemi lidhje me Iranin, asnjë nga pajisjet s'është dërguar jashtë vendit

Berisha akuzoi Ramën se i ka dorëzuar kompjuterët e MEK në Teheran, përgënjeshtron policia: S’kemi lidhje me Iranin, asnjë nga pajisjet s'është dërguar jashtë vendit

Kompjuterët që u gjendën në kampin e MEK dhe Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha është përgënjeshtruar nga policia e Shtetit për deklaratat e tij të pa faktuara për kontrollet e policisë në kampin e MEK. Berisha tha sot në Kuvend se të gjithë kompjuterët që dyshohet se përdoreshin për hacekerimin e institucioneve të huaja, janë dërguar në Iran. Megjithëse ky pretendim i Berishës është i pamundur pasi Shqipëria i ka prishur marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Sidoqoftë, policia e Shtetit ka përgënjeshtruar deklaratën e Berishës. Policia thotë se nuk kanë lidhje me Iranin ndërsa shton se asnjë nga pajisjet nuk është dërguar në Teheran.

“Asnjë nga strukturat e saj hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti.

Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore.

Asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut..”- thotë policia e Shtetit.

Më 20 qershor 2023, ndërhyrja e policisë me urdhër të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së për të ushtruar kontroll brenda kampit në Manzë hasi në rezistencë dhe përballje nga anëtarë e MEK ku u gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor. Nga rezistenca u plagosën 15 policë disa pjesëtarë të kampit ndërsa një 78-vjeçar humbi jetën. Muxhahedinët thonë se vdekja e tij ka ardhur nga policia ndërkohë policia vertë mohon se ka ushtruar dhunë. Prokuroria e Durrësit është në pritje të autopsisë dhe përgjigjes së analizave toksikologjike. 

Gjatë kontrollit u gjetën pajisje të shumta kompjuterike në 17 godina të cilat dhe u sekuestruan. Hetimet e SPAK ndaj anëtarëve të organizatës MEK në Shqipëri, kanë nisur prej 18 majit 2023 për veprat penale “provokim i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
Berisha: Rama dorëzoi kompjuterët e muxhahedinëve në Iran, ky është akti më i lartë i tradhtisë

 

Jashtë sallës së Kuvendit, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Edi Ramës se ka kryer akt të lartë tradhtie duke i dorëzuar kompjuterët e muxhahedinëve të Manzës në duart e Iranit.

“Një komunikatë e Frontit të Rezistencës së Muxhahedinëve, informon se 232 kompjutera të qendrës së Manzës, kanë përfunduar në Teheran. Kjo komunikatë është e zëdhënësit të qeverisë apo të Këshillit Informativ të Iranit. Nëse kjo është e vërtetë, ky përbën një akt të tradhtisë më të lartë që mund t’i bëhet lirisë, që mund të jetë bërë ndonjëherë në Shqipëri, kur një grup njerëzish, rezistentë ndaj njërit prej regjimeve më gjakësore, ju kujtoj se janë ekzekutuar nga ajatollahët 300 të rinj dhe të reja, të cilët kanë protestuar dhe protestojnë për liritë dhe të drejtat njerëzore.

Rikujtoj këtu se regjimi i ajatollahëve është regjimi më i implikuar në tragjedinë, në agresionin rus në Ukrainë. Pasi dronët kamikazë të prodhuar në Iran, po vrasin dhe kanë vrarë qindra e mijëra civilë në një vend të lirë të agresuar nga Rusia. Edi Ramaa në këtë mënyrë është bërë një shtojcë e ajatollahëve dhe ky përbën një akt që tejkalon çdo etikë dhe moral. Dënoj me ashpërsi më të madhe këtë akt dhe kërkoj me urgjencë që OKB të ndërmarrë një hetim të shpejtë.

Mos harroni se dorëzimi i këtyre kompjuterëve në Iran do të thotë dorëzimi i mijëra iranianëve që figurojnë në listat e rezistencës, sepse kjo është një rezistencë në Iran dhe mbarë botën. I bëj thirrje OKB-së që të marrë tërësisht në mbikëqyrje kampin e muxhahedinëve. Të konsiderosh shpallje lufte kiber-ataket, do të thotë të rreshtohesh me ajatollahët.  Edi Rama është bërë krah i tyre. I ka lejuar vendit një njollë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë”, tha Berisha.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 07/07/2023 09:44

    LLAPAQENI , BANDITI berisha vicidoli SI GJITHMONE DEL BLLOF DHE VAZHDON . KUJTON I SHKRETI SE POPULLI ESHTE BUDALLA

    Përgjigju
  • Mergimtari: 07/07/2023 05:39

    Per aq kohe sa shpifja te mos denohet te tilla gjera do te degjojme.

    Përgjigju
  • rumi: 06/07/2023 23:53

    Po ik o plaku Mere se je ba i besdishem.Nuk ka njeri we te degjon.

    Përgjigju
  • koli: 06/07/2023 20:01

    Ky thot cfare thon muxhahedinet. O sal si shum po interesohesh per miqt e tu te home justice

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/07/2023 19:58

    I kan derguar nä serbi tek ambassad iraniane…!

    Përgjigju
  • Termeti: 06/07/2023 17:54

    O zSali , mbase ke te drejte, por kaq shpesh sa del ne tv je bo si fallxhor. I di te gjitha.

    Përgjigju
  • Sifi: 06/07/2023 17:54

    Eshte mashtrues i smure mos ja vini veshin me degju.Ka 32 vjet duke rrejt shqiptatet.Ne gillim diku i besonin por tani askushi

    Përgjigju
  • Koli: 06/07/2023 17:41

    O sali o kokre mutit.tu befte vari mut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë