
Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministri Sali Berisha se kreu i PD, Lulzim Basha, është i përfshirë në aferën korruptive të Portit të Durrësit. PD shprehet se Berisha i hedh këto akuza pasi është i shpallur non ngrata për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Shpifjet vazhdojnë. Ditë e re, gënjeshtër e re. Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për '97! Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion. Mos harroni! Zgjidh Ramën dhe mban Berishën! Zgjidh Berishën dhe mban Ramën!"-thuhet në reagimin e PD.
Lajmi kryesor:
Berisha: Po nxjerr kandidatë kundër meje për hir të Ramës, Lul Brava i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit! Në selinë blu do ndërtohen 4 kulla! Pse Yuri Kim nuk thotë asnjë fjalë kundër qeverisë











