Berisha: Po nxjerr kandidatë kundër meje për hir të Ramës, Lul Brava i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit! Në selinë blu do ndërtohen 4 kulla! Pse Yuri Kim nuk thotë asnjë fjalë kundër qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha, është ndalur këtë të dielë në Vaun e Dejës për 'Foltoren' e radhës me demokratët. Berisha hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai ka degraduar pasi u mor peng nga Edi Rama me afera korruptive. Ai theksoi se në selinë e PD është parashikuar të ndërtohen katër kulla hajdutësh ku do të marrë pjesë dhe kreu i PD. Sakaq, Berisha tha se Porti i Durrësit është një nga aferat më të mëdha të shekullit ku është i përfshirë edhe Lulzim Basha.

"Edi Rama arriti ta marrë peng me afera korruptive Lulzim Bashën. 800 mijë metra katror në Portin e Durrësit. Afera e shekullit, ja dhanë gjoja një arabi i cili në një aspekt është biznesmen i madh shumë, por në aspektin tjetër, po kaq i madh si mashtrues.  Ai ka marrë buzën e Savës në Beograd, për të investuar 4 miliardë euro, por deri tani pas 10 vitesh ka investuar 24 mln euro. Portin e Durrësit e ka marrë Edi Rama dhe Lulzim Brava. E rezulton se përfaqësues i Emar në Shqipëri, është menaxheri i kompanisë së i Lulzim Bravës. Ju e patë se çfarë bëri me selitë. Se në çmënyrë armiqësore u soll ai me demokratët që e kanë ndjekur 8 vite. Selia e PD është parashikuar të shndërrohet në kullat e parkut  të katër hajdutëve. Do ndërtohen katër kulla, gjejeni se sa ka marrë për vete Lulzim Brava."-tha Berisha.

Por Berisha nuk la pa ‘sulmuar’ edhe ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Ish-kryeministri deklaroi se ambasadorja nuk thotë asnjë fjalë kundër aferave korruptive të qeverisë dhe Edi Ramës ndërsa shtoi se ajo vijon të heshtë teksa Shqipëria po mbushet me drogë dhe shqiptarët po largohen nga vendi.

"Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë dhe nuk e thatë një fjalë kundër qeverisë. Kur drejtësia italiane solli dosjet e trafikantëve ministra i krahasuat këto dosje me dosje të thjeshta. Si ka mundësia që nga Shqipëria ikën investitorë të mëdhenj të huaj dhe nuk thoni një fjalë. Si ka mundësi që ikin qytetarët nga vendi dhe nuk thoni një fjalë kundër Edi Ramës. Si ka mundësi që vazhdoni të reklamoni reformën e dështuar në drejtësi. Si ka mundësi që një njeri që kalon nga afera në aferë. Ne jemi miq të SHBA. Kjo që po bëjmë ne sot është praktikë strikte e amerikanëve. Do bëjmë gjithçka të afrohemi me atë vend. SHBA na kanë ndihmuar në luftën kundër korrupsionit. Qeverisja e përparme ia doli të dyfishojë rroga dhe pensione duke luftuar korrupsionin. Kjo zonjë nuk thotë një fjalë për korrupsionin e qeverisë, por vetëm për ish-zyrtarë. Shikoni çfarë bëhet me FSHF. Kanë votime ata. Përdoret tritoli, përdoren tatimorët kundër një njeriu që nuk e mundin dot me votë. Ky është standardi. A thuhet një fjalë për blindimin e selisë së PD? A keni dëgjuar një fjalë? Asnjë. Këto janë parime të George Soros. Do të qëndrojmë në të drejtën tonë sepse pamë me sytë tanë si vota e lirë u përzu nga Shqipëria. Natën e 25 prillit zonja uroi kreun e KQZ për zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë" - tha Berisha.

Teksa ditën e sotme e quajti të rëndësishme për PD-në, deklaroi se në 6 bashkitë, Durrës, Shkodër, Peshkopi, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë, anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin kandidatin për të garuar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Berisha tha se primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve të qytetarëve ndërsa shtoi se qytetarët së shpejti do zgjedhin edhe kryeministrin e tyre. Sakaq, ish-kryeministri tha se Basha po nxjerr kandidatë kundra tij për hir të Edi Ramës.

“Do zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive, por këshilltarët, deputetët tuaj, por në një të ardhme të afërt do zgjidhni edhe kryeministrin tuaj. Merr fund praktika korruptive dhe autoritare, praktika e emërimeve nga lart, e zarfeve dhe pakove me euro për të fituar emërimin. Emërimi do jetë atribut i vullnetit tuaj të lirë për çdo zyrtar që ju përfaqëson ju. Ai thotë edhe aq pak vota sa tu marrë, e nxit Edi Rama. Me 61 bashki nuk hyri në zgjedhje, me 6 hyn. Atëherë dhe sot është Edi Rama në pushtet. U ndala këtu thjesht për të sjellë në vëmendjen e të gjithë demokratëve mos të mashtrohen nga kallp opozita. Mos të mashtrohen nga ai njeri që nuk ka asnjë parim. Të votojnë në këto 6 bashki Partinë Demokratike, opozitën e vërtetë shqiptare.”-tha Berisha.

Akuzat ndaj Lulzim Bashës nuk munguan, ku Berisha tha se ‘Lul Brava’ degradoi në atë shkallë sa para kamerave të televizioneve i tha shqiptarëve se aty ku ishin 1958 karrige janë të ulur 5004 delegatë dhe 5004 vota, duke ju referuar Kuvendit të kreut të PD më 18 dhjetor.

“Primaret rikthejnë te anëtarësia votën e lirë. Rikthen dinjitetin e tyre. Njeriu që nuk voton i lirë, ka dinjitetin të shkelmuar dhe ju këtë nuk e meritoni kurrë. Njeriu që nuk voton i lirë, ndërgjegjen e tij e ka të lënduar sepse i detyrohet, imponohet të besojë apo të pranojë ato që i dikton bosi i tij tashmë i larguar nga vlerat e lirisë. Së fundmi, kurrë Partia Demokratike nuk do respektonte votën e lirë të shqiptarëve nëse nuk respekton votën e lirë të anëtarëve të saj. PD nuk do ishte një forcë demokratike nëse nuk respekton këtë votë të lirë. E konsideroj një arritje shumë të madhe, të cilën ju garantoj se e kemi në hapat e para. Ky proces na u imponua me emergjencë kohore, sepse në primaret e tjera për deputetë, kryetar bashkie, këshilltar, nuk do votojnë vetëm anëtarët e PD, por të gjithë votuesit e saj.”-tha Berisha.

Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër ndërsa Komisioni i Rithemelimit ka nisur ditën e sotme primaret në të gjashta bashkitë, ku anëtarët e degëve do të votojnë për kandidatin e preferuar. Votimi ka nisur që në orën 08:00 në 9 Qendrat e Votimit, në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Berisha akuzoi Bashën si të përfshirë në aferën e Portit të Durrësit, reagon PD: Shpifje, javës tjetër do të thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për '97

1643561744_pd1.jpg

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministri Sali Berisha se kreu i PD, Lulzim Basha, është i përfshirë në aferën korruptive të Portit të Durrësit. PD shprehet se Berisha i hedh këto akuza pasi është i shpallur non ngrata për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Shpifjet vazhdojnë. Ditë e re, gënjeshtër e re. Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për '97! Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion. Mos harroni! Zgjidh Ramën dhe mban Berishën! Zgjidh Berishën dhe mban Ramën!"-thuhet në reagimin e PD.

Ora 16:25
Berisha 'sulmon' Yuri Kim: Pse nuk thoni asnjë fjalë kundër Edi Ramës dhe korrupsionit të qeverisë? Shqipëria po mbushet me drogë dhe ju heshtni

1643552587_BERISHAAAA.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha në 'Foltoren' e Vaut të Dejës 'sulmoi' ambasadoren e SHBA, Yuri Kim se përse nuk bën asnjë deklaratë dhe nuk thotë asnjë fjalë kundër qeverisë dhe Edi Ramës teksa Shqipëria po mbushet me drogë dhe shqiptarët po largohen nga vendi.

"Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë dhe nuk e thatë një fjalë kundër qeverisë. Kur drejtësia italiane solli dosjet e trafikantëve ministra i krahasuat këto dosje me dosje të thjeshta. Si ka mundësia që nga Shqipëria ikën investitorë të mëdhenj të huaj dhe nuk thoni një fjalë. Si ka mundësi që ikin qytetarët nga vendi dhe nuk thoni një fjalë kundër Edi Ramës. Si ka mundësi që vazhdoni të reklamoni reformën e dështuar në drejtësi. Si ka mundësi që një njeri që kalon nga afera në aferë. Ne jemi miq të SHBA. Kjo që po bëjmë ne sot është praktikë strikte e amerikanëve. Do bëjmë gjithçka të afrohemi me atë vend. SHBA na kanë ndihmuar në luftën kundër korrupsionit. Qeverisja e përparme ia doli të dyfishojë rroga dhe pensione duke luftuar korrupsionin. Kjo zonjë nuk thotë një fjalë për korrupsionin e qeverisë, por vetëm për ish-zyrtarë. Shikoni çfarë bëhet me FSHF. Kanë votime ata. Përdoret tritoli, përdoren tatimorët kundër një njeriu që nuk e mundin dot me votë. Ky është standardi. A thuhet një fjalë për blindimin e selisë së PD? A keni dëgjuar një fjalë? Asnjë. Këto janë parime të George Soros. Do të qëndrojmë në të drejtën tonë sepse pamë me sytë tanë si vota e lirë u përzu nga Shqipëria. Natën e 25 prillit zonja uroi kreun e KQZ për zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë" - tha Berisha.

Ora 16:04
Zgjedhjet e pjesshme, Berisha: Basha po nxjerr kandidatë kundra meje për hir të Edi Ramës

1643552862_BERISHAAAA.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se Lulzim Basha po përpiqet të nxjerrë kandidatë kundra tij për zgjedhjet e pjesshme lokale vetëm për hir të Edi Ramës.

"Thotë edhe aq pak vota sa tu marrë, e nxit Edi Rama. Me 61 bashki nuk hyri në zgjedhje, me 6 hyn. Atëherë dhe sot është Edi Rama në pushtet. U ndala këtu thjesht për të sjellë në vëmendjen e të gjithë demokratëve mos të mashtrohen nga kallp opozita. Mos të mashtrohen nga ai njeri që nuk ka asnjë parim. Të votojnë në këto 6 bashki Partinë Demokratike, opozitën e vërtetë shqiptare."-tha Berisha.

Ora 15:39
Berisha: Rama mori peng Bashën me afera korruptive! Lul Brava i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit! Selia e PD do shndërrohet në 4 kulla hajdutësh

1643552575_SALA.jpg

 Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga Vau i Dejës se Edi Rama, me një urrejtje ndaj demokracisë, mori peng Lulzim Bashën me afera korruptive ndërsa theksoi se në tokën ku sot ndodhet selia e PD, është parashikuar të shndërrohet në një vend me katër kulla, ku do të marrë pjesë dhe Lulzim Basha. Sakaq, Berisha theksoi se Basha është i përfshirë në aferën korruptive të Portit të Durrësit.

"Edi Rama arriti ta marrë peng me afera korruptive Lulzim Bashën. 800 mijë metra katror në Portin e Durrësit. Afera e shekullit, ja dhanë gjoja një arabi i cili në një aspekt është biznesmen i madh shumë, por në aspektin tjetër, po kaq i madh si mashtrues.  Ai ka marrë buzën e Savës në Beograd, për të investuar 4 miliardë euro, por deri tani pas 10 vitesh ka investuar 24 mln euro. Portin e Durrësit e ka marrë Edi Rama dhe Lulzim Brava. E rezulton se përfaqësues i Emar në Shqipëri, është menaxheri i kompanisë së i Lulzim Bravës. Ju e patë se çfarë bëri me selitë. Se në çmënyrë armiqësore u soll ai me demokratët që e kanë ndjekur 8 vite. Selia e PD është parashikuar të shndërrohet në kullat e parkut  të katër hajdutëve. Do ndërtohen katër kulla, gjejeni se sa ka marrë për vete Lulzim Brava."-tha Berisha.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/01/2022 01:02

    Me vjen shume keq qe Basha dhe Rama nuk te llogariten ty e nuk ju lane pjese te porti dhe te kullat qe mund, por dhe mund te mos behen te SHQYPI! Me siguri kane kujtuar qe fitimet nga /PARTIZANI/,Gerdeci,nafta per serbet,etj,do ju dilnin e tepronin,Juve,Malltezit,Argites,Shkelzenit & Co.Harruan humbamenot,se kur ju ngjyeni gishtin,keni tendence per te zhvilluar /shije te shtrenjte/,dhe keni oreks te madh!

    Përgjigju
  • KASAP ZALLOT REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/01/2022 18:49

    O Zoti Sali Berisha po bëhu njëher Burr në jetën tënde jep dorheqjen nga politika dhe pastaj lufto e tregoi çdo kujt në Bot që je fajtora sje fajtor për korrupsjon madhor. Po bëhe ktë gjë duke u larguar nga politika. Ti nuk je as sa gjysma Tom Doshit që dha dorheqjen fitoi mandatin e tregoi Burrëri. Ti thua që Amerika gënjen po pse do gënjej Amerika ? Po të ishte që Amerika do kishte probleme me ty të likujdonte për 1 sekond mor Zotni. Pra Smerika nuk gënjen po thot realitetin se të njohim ne Shqiptarët se çfar i ke bër ti kti populli. Kush i bëri piramidat e parave ? Kush e bëri 97 ? Kush e bëri Gërdecin ? Kush e bëri 21 Janarin ? Kush shëtit Botën nëpër hotelet më madhshtore e më të shtrenjta të Botës ? Djali jot sy peshkaqeni. Kush e vodhi klubin Partizani dhëndri jot pederast Jamarbëri. Pra gjith kto fakte nuk mjaftoin për ty mor bur ? ? ? ? ? ?

    Përgjigju
  • O Berish: 30/01/2022 17:29

    Ke shkuar ne hale te gomereve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë