Berisha tha se Kim ka prona nga korrupsioni në Shqipëri, Kokalari: Po gërmon varrin tënd më thellë, po kalon limitin diplomatik
Evi Kokalari, Sali Berisha dhe Yuri Kim
Ish-amerikania e Sali Berishës, Evi Kokalari thotë se ish kryeministri po gërmon më thellë varrin e tij me akuzat për Yuri Kim se ka prona nga korrupsioni në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Kokalari thotë se është e turpshme që të bëhen deklarata të tilla.
Në një reagim në Facebook, Kokalari shkruan se akuzat ndaj ambasadores amerikane për korrupsion të ngjashëm si të ish zyrtarit të FBI Charles McGonigal, kanë kosto të madhe për demokratët. Kokalari shtoi se akuzat janë absurde dhe të turpshme përtej çdo limiti diplomatik dhe se Berisha po humb kredibilitet me shumë njerëz në këtë pikë.
“A jeni në terezi me këto akuzat e korrupsioni ndaj Yuri Kim? Dhe nëse do kishit dokumenta, kontrata, tapi pronash në emër të saj, këto duhet të çoheshin në institucionet përkatëse në Amerikë për investigim, por të akuzohet ambasadori amerikan për korrupsion të tipit McGonigal nga figura si Berisha, është përtej e turpshme dhe ka shumë kosto për demokratët.
Me këto që thotë Berisha thjesht po gërmon varrin e tij më thellë, sepse nëse mendoni se mbas ikjes së Joe Bidenit, ata që do vijnë në DASH do shohin akuzat që Berisha i bën Yuri Kim, dhe do thonë ‘le ta rihapim dosjen e këtij se është i pafajshëm’, jeni seriozisht larg realitetit. Këto akuza janë jo vetëm absurde por të turpshme përtej çdo limiti diplomatik. Berisha po humb kredibilitet me shumë njerëz në këtë pikë, dhe kjo do bjerë si barrë e rëndë në të gjithë PD”, shkroi Evi Kokalari.
Reagimi i Evi Kokalarit edhe pasi Sali Berisha iu përgjigj Yuri Kim me akuza. Ish kryeministri tha se ambasadorja amerikane bëri deklaratën e fortë që shqiptarët të mos votojnë ‘non grata-t’ më 14 maj që të fshehë aferat e veta korruptive.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Televizioni i Berishës si 'Zëri i Popullit' me Enver Hoxhën, i mat kilometrat kreut të PD-së: ''Berisha shfaqet super energjik''
24 Dhjetor, 13:37
-
Mero Baze: Një hakmarrje ndaj qytetarëve që e kanë braktisur
24 Dhjetor, 07:02
-
Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?
23 Dhjetor, 21:23
-
Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen
23 Dhjetor, 20:14
-
Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?
23 Dhjetor, 19:39
ORE NA E MARTE TE KEQEN...KANIBALES I BEN SHIJE KERMA-PRANDAJ PERDRIDHET RRETH E PERQARK MEMES SHQIPERI....DUHET HETUAR
PërgjigjuOpo ce dogji kete dopioroleshen Saliu! I madh eshte per zotin. Meqe i djegin deklaratat e Saliut per pronat, le ta kallzojne per shpifje ose deklarim te rreme ne SPAK. Asgje si pengon...vecse ne jane te verteta! Edhe hambasada, nese e ndjen veten te "fyer rende" le ta "denoncoje" ke spartan Dum-Dumani...
PërgjigjuThua ti! Po ca thote stresi me lirin dhe bes kallakun..
Përgjigju