Kim për Berishën: ‘Non grata-t’ duan t'i vënë zjarrin vendit, s'duhen votuar! SHBA i ka shpallur të korruptuar, ata premtojnë se do luftojnë korrupsionin

Kim për Berishën: ‘Non grata-t’ duan t'i vënë zjarrin vendit, s'duhen votuar! SHBA i ka shpallur të korruptuar, ata premtojnë se do luftojnë korrupsionin

Yuri Kim për VOA

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se personat ‘Non grata’, duke iu referuar Sali Berishës, nuk duhet të votohen nga shqiptarët. Sipas saj si mund të besohet kur thotë se do të luftojë korrupsionin  ndërkohë që është shpallur i korruptuar nga SHBA

“Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar”, tha Kim.

Ajo tha se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë.

"Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë", tha Kim. 

Zëri i Amerikës: Ambasadore Kim, cili është qëllimi i këtij turi në zonat e veriut të vendit, në prag të zgjedhjeve lokale?
Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Po bëj një tur në të gjithë vendin, duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht zgjedhjeve. Siç e dini, jam përpjekur të shkoj në të 61 bashkitë e e këtij vendi të bukur dhe është pjesë e kësaj përpjekjeje.

Zëri i Amerikës: Një fenomen, i përmendur shpesh për zgjedhjet në Shqipëri, është shitblerja e votës nga njëra anë dhe mungesa e transparencës mbi financat e partive politike nga ana tjetër, të cilat dukshëm bëjnë shpenzime të konsiderueshme, por pastaj raportojnë shifra thuajse modeste. Këto fenomene pa dyshim që ju i keni ngritur edhe me zyrtarët shqiptarë në takimet tuaja. Cila është përgjigjia që merrni prej tyre? I pranojnë ata këto, apo janë në pozita mohuese?
Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Qëndrimi i SHBA-ve për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim. Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votes. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa.

Zëri i Amerikës: Një tjetër fakt, që e përmend ODIHR-i dhe që ricitohet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit është ai i “avantazheve të rëndësishme që Partia qeverisëse përfitoi nga të qenit në pushtet, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative”. Çfarë garancish mund të kenë kundërshtarët e saj se kjo nuk do të përsëritet, aq më tepër që në 4 vitet e fundit, socialistët kanë kontrolluar të gjithë pushtetin vendor?
Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara gjithmone ka qenë shumë i qartë për këtë. Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet, me udhëheqësit dhe anëtarët e partive politike, që të përpiqemi për të bërë më të mirën për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë. Është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqësit politikë, të partive politike të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të ndjekur rregullat dhe kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Populli shqiptar meriton kandidatë të pastër. Duam të shohim që me çdo zgjedhje, lista e kandidatëve të bëhet gjithnjë e më e pastër.

Zëri i Amerikës: Dhe një pyetje të fundit, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke mbështetur familjarë apo të afërm të tyre që kandidojnë. A jeni e shqetësuar për këtë?
Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:48
Berisha i përgjigjet Yuri Kim, e akuzon se ka prona nga korrupsioni në Shqipëri: Ftoj DASH që të hetojë aferat e saj

1680634092_page.jpg

Deklaratës së fortë të Yuri Kim që tha sot se shqiptarët nuk duhet ta votojnë Sali Berishën se kërkon t’i vërë zjarrin vendit, ish-Kryeministri i është përgjigjur me akuza. Berisha tha se me këtro akuza ajo kërkon të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.

“Përgjigje zj. Yuri Kim.  Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me deklaratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës, në të vërtetë ajo përpiqet të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.

Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim, përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.  Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të japë kontributin e saj për këtë transparencë.

Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë.  Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e tij për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 04/04/2023 22:39

    Juri Kim ështé e kapur nga Edvin shkjau shqipfolës shumé më keq se ai FBI-si , Kim për Shqiptarët nuk e rruan një sojë si ai i shitur Hill në Serbi….! Me këto sjellje bota ështé në Prag të luftes së tretë botrore sepse Amerika e ka humbur rrugen e vet…!

    Përgjigju
  • Elsa: 04/04/2023 21:48

    Ne SHBA, e ashtuquajtura "non grata" eshte kompetence ekzekutive e qeverise permes Sekretarit te Shtetit ne nje kohe dhe rrethane te caktuar. Dhe mund te ndryshoje njesoj sic eshte vendosur. Nuk perben fajesi apo pergjegjesi ligjore. Ate e vendos gjykata. Po kjo Kim qenka komplet tyryfyle kur shpreh lajthitje te tilla ligjore dhe propogande politike ne favor te subjekteve te korruptuara partiake. Cka eshte minimumi imoralitet. Njesoj si te thuash qe meqe ndaj Trump ka nje akuze zyrtare per korrupsion ose qindra jo zyrtare, populli amerikan as nuk duhej as nuk duhet ta zgjedhe si kre te tij! Trendeline e kenge.

    Përgjigju
  • Tani: 04/04/2023 21:15

    God bless US

    Përgjigju
  • Jefferson: 04/04/2023 21:09

    Sa vlere ka fjala e ambasadorit te nje vendi qe burgos politikisht kandidatin kryesor te opozites?

    Përgjigju
  • ZHURDULLI: 04/04/2023 21:06

    O Salih Mulla i gjithi Budalla ti dukesh që je IDJOT se ska mundësi tjetër që të shkruash kshu idjotsirash. E Saliu jot Bajga e qelbur e Shqipris venin e ka në burg o Saliu mutttt.

    Përgjigju
  • jusufi: 04/04/2023 20:16

    AMERIKA N.Q.S.,,NA E DO TE MIREN E ARRESTON SALI BERISHEN,,ILIR METEN,,DHE BANDEN E TYRE HAJDUTE DHE KRIMINALE....

    Përgjigju
  • Niazi: 04/04/2023 19:15

    Të quash SHBA shteti më. I korruptuar në botë , është një zbulim i madh që bën një shqiptar! Po si është e mundur që këta amerikanët çojnë në gjyq një ish president? Apo ndoshta është për show !!!!Po Salihu,demokrati madh "NonGrrata" është i pastër qelibar apo i zi më shumë se një korb? E po amerikanët ja kanë vënë vulën dhe tashmë ai lufton vetëm për vete se PD e bëri copë- copë!

    Përgjigju
    • frer: 05/04/2023 17:33

      sepse jan te korruptuar prandaj, bill klinton sdihet sa prostituta ka paguar edhe sndodhi gje, ja pse amerika eshte shteti me i korruptuar ne bote, fut ne burg ate qe i prish interesin

    • Riku: 05/04/2023 05:17

      O niazi po qe ka 5 vite non grata dhe cuditerisht nje akuze spo ja ngrejnë dot... e mban mend Irakun e vranë sadamin jo ka arme kimike jo ka filluar berthamoret pas 1 viti dorëheqjen kreu cias na vjen keq gabuam ska arme... na vjen keq por ne Irak vazhdon lufta civile

  • Saliu: 04/04/2023 18:59

    Shba eshte vendi me i korruptuar ne bote leri cfare hiqen sikur jane vend demokratik . Ata kane sponsorizuar ne krijomin e organizatave terroriste nga Talibanet e deri te Isis dhe te gjitha keto i kane bere per interesat e tyre te ndyra do zoti ju katandiset dollari leter higjenike legenave

    Përgjigju
    • Italja si moter: 04/04/2023 20:40

      Po te ishe kaq strikte moj ambasadore pse e perkrahet saliun kur vidhte votat ,kur i vuri zjarrin Shqiperise ? Pse e perkrahet lulushin kur dogji mandatet dhe detyronit Edin tju bemte favore pd -se ? Prandaj do te ishte e udhes qe te benit nje autokritime te forte per veten tuaj ne radhe te pare .iliri nuk ju la gje pa thene ju krahasoi me rusin dhe ju e thiret per 100 vjetorin e Amerikes .Zgjodhe prokuroret me te koruptuar si kryetare te spakut ,denuat Dajmir Tahirin per prishjen e kopeshtit te Lazaratit qe e ngriti saliu , dhe saliun e lini te llomotise gjith diten ne te gjithe Shqiperine ,prandaj lopulli nuk ha bar por buke ,e mira eshte qe ju te largoheni sa me perpara ,fo te na benit nje nder me largimin tuaj .

    • XXX: 04/04/2023 19:06

      Sali ti je vlla?? ????????

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit