Tema që kishte zgjedhur Sali Berisha sot për të akuzuar kryeministrin Edi Rama ishte ndërtimi i Portit turistik të Durrësit nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara.
Sipas Berishës, po bëhet një aferë korruptive dhe po dhunohen të gjitha ligjet e vendit për ndërtimin e portit turistik pasi nuk pati asnjë garë, por projektin e mori kompania arabe. Ndër të tjera, Berisha pretendon se Rama fali 1.5 milionë metra katrorë në Durrës që e cilëson aferë mafioze dhe korruptive.
“Rama fali 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-Rama. Ligji i parë i çdo hajduti është se ai kërkon të vjedhë sa më shumë. Rasti më tipik është Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 mln euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10fishi i kësaj shume; ajo e Butrinti dhe Portit të Durrësit.
Jam këtu për të denoncuar për të shumtën herë, aferën mafioze, korruptive të Ramës me portin më kryesor, shekullor e mijëvjeçar, portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim me të gjitha ligjet e vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 mln metra katrorë të ndërtimit aty të Dubai-city, të Dubait-Emar-Rama, ose Rama-Emar. Dhënia pa garë është dhunim i ligjeve të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t'i respektojë”, tha Berisha.
Sipas Berishës, me superskandalin e ‘Portit të Durrësit’, Rama u lë shqiptarëve veç 10% të fitimit ndërsa merr për vete 90%. Ndër të tjera pretendon se askush nuk njeh kompaninë që e cilëson se është “offshore”.
“Në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 mln, ndërkohë që vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro, me çmimin aktual. Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri e japin truallin për zhvillim ndërtuesve, sipas zonave me një % nga 20 deri ne 50%, Edi Rama u len shqiptarëve vetëm 10% të fitimit. Kurse merr vetë me kompaninë e Emarit-Rama, 90% të vlerës. Ky është një superskandal. Tejkalon çdo lloj imagjinate”, tha Berisha.
Me tone të ashpra, Berisha i bën thirrje Ramës dhe atyre që i cilëson si aksionerë të fshehtë të "Portit të Durrësit" duke i thënë se janë kryemafiozë por nuk do ta gëzojnë pasurinë e shqiptarëve. Përveç këtyre, Berisha thotë se Porti i Durrësit është porti i një vendi anëtar i NATO-s dhe anëtar i Bashkimi Europian, është porti i një rëndësie strategjike, ndaj pretendon se nuk do të ketë ndryshim destinacioni pa një miratim të NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Lajmi kryesor: