Berisha: Aliko është kërcënuar
në mbledhjen me Tahirin

Berisha: Aliko është kërcënuar<br />në mbledhjen me Tahirin
TIRANE- Duke u ndalur tek procedimi penal i nisur ndaj kreut të Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, ish-kryeministri Berisha tha se Aliko u kërcënua gjatë takimit me ministrin Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Berishës, në takimin e 17 qershorit në Gjirokastër, “iu kërkua të komunikonte me ata që qëllonin se do t’u lihej shteg dalje. Kjo ishte mënyrë sesi mund të implikohej Dasho Aliko në arratinë e kriminelëve”.
 
“Ku fle lepuri të Dasho Aliko, është se në 17 qershor në një takim zhvilluar në Gjirokastër me Tahirin, Alikos iu kërkua të komunikonte me ata që qëllonin se do t’u lihej shteg dalje. Kjo ishte mënyrë sesi mund të implikohej Dasho Aliko në arratinë e kriminelëve. Por ai nuk mund të implikohej. Gjatë atyre ditëve ka bërë çdo gjë për të qetësuar situatën, ka denoncuar edhe në media. Por që të bëhej ai ndërmjetës midis Tahirit dhe krimineleve, Tahiri zgjodhi njeriu i gabuar.
 
Këto janë të vërtetat dhe aty Dasho Aliko është kërcënuar se do kesh 1, 2 , 3, 4. dhe ai ua ka kthyer me dinjitet të gjithë ç’meritonte Tahiri në atë mbledhje.
 
Kjo është e vërteta deri tani se paska kërcënuar Tahirin, dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Ky është gjithë thelbi i kësaj. Po bandat ku janë, nga shtegu. Kush u kap përveç atyre që u dorëzuan, asnjë. Se s’ishin në listë asnjë prej tyre”, tha Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia sposton protestuesit nga Bashkia e Tiranës! Nis qarkullimi i mjeteve

Policia sposton protestuesit nga Bashkia e Tiranës! Nis qarkullimi i mjeteve