MAT - Nga Mati kreu i qeverisë vijoi me kritikat ndaj alternatives opozitës, e cila sipas tij është ajo e bllokimit dhe mashtrimit. Kryeministri Berisha u ndal sërish tek mosvotimi i tre ligjeve me shumicë të cilësuar nga ana e opozitës gjë që sipas tij privoi vëndin nga miliona euro invetime.

Fajtori kryesor për këtë situatë sipas liderit të qeverisë është kyetari i Partisë Socialiste i cili me papërgjegjshmërinë e tij urdheroi deputetet të mos votonin këto ligje.

"Alternativa e opozitës është mohimi, mashtrimi dhe bllokimi. Kreu i opozitës rrah gjoksin se bllokoi tre ligjet dhe dhejtra mijëra vende pune që do të krijoheshin me fondet e KE, rrah gjoksin se do të ndërtoheshin me dhjetra ujësjellësa e shkolla të reja, qindra mijëra dollarë euro investime...23 qershori është dita e gjykimit të qytetarëve dhe Rama nuk do të ketë asgjë më shumë se sa disfatën e tij të radhës."

Ai peruroi rrugen Lis Mat,ndërsa u angazhua për rritjen e investimeve në rrugë dhe infrastrukturë,ndërsa premtoi rritjen e granteve për feremerët.

(sg/shqitparja.com)