Berisha ‘alternativa e re’ me ofertë të vjetër, shkon në Lazarat me këngën ‘Shqipëria po ndryshon’ të fushatës së 2009 (VIDEO)

Sali Berisha është rikthyer në politikën aktive, pas disa vitesh “në prapaskenë” e sot në takimet me qytetarët u premton se do të rrëzojë qeverinë. Mes akuzave që ka për kryeministrin Edi Rama se u ka vrarë shpresën të rinjve dhe u ka vjedhur të ardhmen, Berisha e prezanton veten e tij si një alternativë të re qeverisëse, ndonëse është “provuar” nga elektorati e më herët.

Mirëpo, “djalli fshihet në detaje” dhe përtej asaj që ish-kryeministri “shet”, duke marrë në analizë takimet e Sali Berishës që po zhvillon me qytetarë në qytete të ndryshme, është vërejtur se ajo që artikulon në publik nuk rezulton gjë tjetër përveç se një përsëritje e përsëritje të akuzave. Që nuk sjell asgjë te qytetarët, këtë e vërtetoi edhe në takimin e sotëm në Lazarat, ku iu “serviri” lazaratësve këngën “Shqipëria po ndryshon”, e që ka përdorur në 2009 gjatë fushatës elektorale.


Lajmi kryesor:

Gafa e Berishës, pranon në Libohovë që qeveria e tij ka vjedhur (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima