Berisha: Ambasada ruse të Tiranë, letër kërcënuese për vendin! Rama hesht

Berisha: Ambasada ruse të Tiranë, letër kërcënuese për vendin! Rama hesht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ambasada ruse në Tiranë i ka drejtuar vendit një letër kërcënuese. Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po hesht ndaj këtij kërcënimi.

"Dua të dënoj këtu letrën kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë drejtuar Shqipërisë dhe dua të theksoj se letra është një fyerje dh kërcënim për çdo shqiptar dhe është rrjedhojë  e kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë, Ramës. Para një shantazhi primitiv, të paprecedentë me të cilin përballet Europa, sot, Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërcënon të përdorë armë bërthamore kundër vendeve të lira, të pushtojë një vend fqinj.  Të përpiqet të shkatërrojë NATO-n dhe vendi i vetëm që ka heshtur si fija e barit ndaj këtij shantazhi është një vend anëtar i NATO-s. Parlamenti duhet me urgjencë të votojë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin me Ukrainën", tha ai.


Lajmi kryesor:

Tensionet në Ukrainë, Rusia letër vendeve perëndimore, mes tyre dhe Shqipëria! Lavrov: Na e thoni qartë, i respektoni apo jo detyrimet ndërkombëtare! Berisha: Kërcënim


/AV/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni