TIRANE - Qeveria ka revokuar një Vendim të mëparshëm të saj, që shpallte një “zonë ekonomike” në Elbasan. Fjala është për VKM nr. 776, datë 4 qershor 2008, që përcaktonte shpalljen e zonës ekonomike, me statusin “Park industrial”, të sipërfaqes 254.7 ha, pjesë e zonës kadastrale nr.3965, Elbasan. Në këtë zonë ekonomike duhej të zhvilloheshin veprimtari prodhuese, industriale; shërbimi; tregtare dhe import-eksporti.
Periudha e funksionimit të zonës do të ishte 35 vjet. Sipërfaqja prej 188.4 ha, pronësi shtetërore e zonës ekonomike, u dha më parë me koncension. Por, gjithçka duket se ka mbetur ne letër, pasi Këshilli i Ministrave e anuloi VKM-në. Sa më poshtë, vijon vendimi i marrë në mbledhjen e sotme.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 2, të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, dhe të neneve 121, 122 e 125, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative”, me propozimin e zëvendëskryeministrit e ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
Revokimin e vendimit nr.776, datë 4.6.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen “Zonë ekonomike” në Elbasan”, të ndryshuar.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

V E N D I M
PËR REVOKIMIN E VENDIMIT NR.776, DATË 4.6.2008, TË KËSHILLITTË MINISTRAVE
“PËR SHPALLJEN “ZONË EKONOMIKE” NË ELBASAN”, TË NDRYSHUAR