TIRANË - Debati për armët kimike ka bërë që të reagojë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Me një shënim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Berisha thotë se, po mbahet një “qëndrim poshtërues dhe i papërgjegjshëm i qeverisë Rama – Meta ndaj qytetarëve dhe opozitës!”
“Të dashur miq, prej mëse tre javësh opinioni publik shqiptar ndjek thellësisht i tronditur lajmet e mediave botërore, sipas të cilave qeveria shqiptare ka pranuar sjelljen në Shqipeëri të arsenalit sirian prej 1300 ton (njërit prej më të mëdhenjeve në botë) të armëve kimike për tu shkatërruar në vendin tonë”, shkruan Berisha në Facebook.
Sipas tij, “qeveria Rama-Meta, në një akt të papërgjegjshëm por dhe poshtërues mban me fanatizëm kodin e heshtjes ndaj qytetarëve dhe opozitës shqiptare sikur këta të mos egzistonin, të mos jetonin në këtë vend apo sikur ata nuk duhet të kenë qëndrimin e tyre të bazuar në të dhëna të sakta për një çështje të rëndësisë të dorës së parë, jo vetëm për botën dhe qeverinë shqiptare por dhe për opozitën dhe qytetarët shqiptar”.
“Ata flasin me shqiptarët dhe opozitën sikur flasin me armiqtë apo me palën e Asadit dhe ky është turp dhe vetëm turp. Informimi i qytetarëve dhe opozitës është detyrim ligjor dhe kushtetues. Por për qeverinë Rama - Meta ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojne!”, ka përfunduar shënimin në profilin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com