TIRANE - Kryeministri Berisha premtoi se në mandatin e 3 qeverisës do të rrisë numrin e te punësuarve dhe do të mundësojë një treg fleksibël.
Deklaratat, shefi i qeverisë i bëri sot paradite gjatë Panairit "forumi punësim" i cili u hap sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë.
Do të adoptojmë në Shqipëri reformat të mira të trajnimit dhe kualifikimit të tregut të punës. Ne do të bëjmë gjithçka që agjensitë shtetërore të punësimit të kenë mjetet më moderne të menaxhimit, sistemin më të mirë të tranimit të krahut të punës, për shumëllojshmërinë e kontratave që do të bëjnë të mundur krijimin e mijëra vendeve të reja të punës. Ne do të bëjmë gjithçka që tregu i punës të bëhet tregu më fleksibël në rajon dhe do bëjmë gjithcka për rritjen e punësimit të shqiptarëve” tha Berisha.
Berisha sulmoi dhe sistemin e taksimit progresiv që opozita premton se do të ekzekutojë sapo të vijë në pushtet. Ai u premtoi investitorëve se do të ketë vetëm ulje të taksave.
“Ata të cilët kërcënojnë sipërmarrjen me taska të larta janë pa mend sepse harrojnë se cili është qëllimi i rritjes së taksave për investitorët. Rritja e taskave është shkatërrimi i qindra mijëra vendeve të punës, është dekurajimi i entuziazmit të investitorëve dhe uljen e besimit të tyre.
Ju garantoj se për sa kohë do të votoni Partinë Demokratike dhe këtë qeveri do të ketë vetëm ulje të vazhdueshme të taksave dhe tafirave dhe kjo me qëllimin e vetëm për nxitjen e punësimit, rritjen ekonomike dhe të punësimit të qytetarëve” tha Berisha.
Nderkaq edhe ministri i Punës dhe çështjeve sociale Spiro Ksera e cilësoi të rëndësishëm hapjen e panairit pasi u jep mundësi rreth 1200 personave për të aplikuar për punë.
(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com