Berisha: Balla në konflikt interesi
është dënuar nga gjykata për shpifje

Berisha: Balla në konflikt interesi<br />është dënuar nga gjykata për shpifje
Ish-kryeministri Sali Berisha sqaroi për mediat arsyen pse braktisi mbledhjen e komisionit hetimor për marrëveshjen me CEZ. Berisha tha se kreu i komisionit, Taulant Balla, është në konflikt interesi, pasi është dënuar nga gjykata për shpifje lidhur me akuzat ndaj familjarëve të ish-kryeministrit.
 
Ajo që më bëri të mos vazhdoj më tutje ishte se kryetari i kom mashtroi opinionin publik kur tha se nuk jam i dënuar. Është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe nuk paguan gjobën. Kur erdha kisha parasysh të bëja detyrën time, por kur një njeri merr përsipër të mashtrojë qytetarët, ai nuk ia vlen të konsiderohet më si mashtrues ordiner. Erdha për respektin ndaj parlamentit”, u shpreh Berisha.
 
Ai theksoi se do dëshmojë në komision pasi shërbimet e Kuvendit të jenë shprehur nëse z.Balla është apo jo në konflikt interesi.

vendimi kunder balles
(Vendimi/Balla i dënuar me 1 mln lekë për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës)

Z.Berisha, erdhe duke e ditur që z.Balla kryeson komisionin...
Nuk e dija këtë nenin e konfliktit të interesit. Ai të pranonte që është i dënuar dhe unë dëshmitari do thoja që nuk më prish punë konflikti i tij i interesit.
 
A është kjo tentativë për t’iu shmangur komision?
Kam qenë shumë i interesuar për CEZ-in. Edi Rama me atë vjedhje monstruoze që ka bërë me Gjiknurin, meriton të kalbet 35 vjet në burg pa ndërprerje. Ata për t’i shpëtuar asaj ngritën këtë komision. Unë për t’i hapur rrugën këtij procesi, pasi dosja e CEZ-it rendon të paktën 35 vjet birucë për Damianin dhe Edi Ramën, pasi janë vjedhur 630 mln euro bashkë me Edi Ramën. Do shprehen shërbimet juridike të Kuvendit për këtë dhe do lexohet para mediave vendimi i gjykatës ku Balla është dënuar si shpifës ordiner. Është vendimi i gjykatës së Apelit. Ka akuza të tjera të rënda të cilat janë në hetim e sipër.
 
Z.Balla tha se do t’i drejtohet policisë që t’ju sjellë me forcë...
Ato që mendon z.Rama, të cilin s’e merr gjumi për vjedhje, e di ai që për atë vjedhje, 600 e ca milionë dhe 2 miliardë të falura CEZ-it, 35 vjet janë pak.
 
Pse nuk kërkohet z.Rama në komision?
Do kërkohet dhe do shkojë me një këmbë.
 
Siç shkuat edhe ju...
Kush thërritet duhet të vijë. Duhet të vijë për respekt ndaj Kuvendit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar