Berisha: Bandat të lidhura me
Ramën! Balla: Mos mbro kriminelët!

Berisha: Bandat të lidhura me<br />Ramën! Balla: Mos mbro kriminelët!
TIRANE - Situata e rendit në vend është bërë sërish objekt akuzash dhe kundër akuzash ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë ish-Kryeministri Sali Berisha i cili ka akuzuar qeverinë shqiptare dhe më konkretisht Kryeministrin Edi Rama se është i lidhur me bandat.
 
Sipas ish-kryeministrit Berisha vjedhjet dhe shpërthimet me tritol të ditëve të fundit, vijnë sipas tij pas rrënimit të policisë dhe shkrirjes së policisë kriminale. Kjo tregohet sipas Berishës nga numri i lartë i krimeve të ndodhura të paktën kohët e fundit, dhe mungesa e kapjes së autorëve nga policia.
 
E gjitha kjo për ish-Kryeministrin vjen për shkak të lidhjeve të Kryeministrit Rama me bandat e “Hakmarrjes për Drejtësi”.
 
Por në kundërpërgjigje, deputeti i PS Taulant Balla ka dënuar qëndrimin e selisë blu, e cila sipas tij sa herë që ka ngjarje të rënda krimi, hedh akuza ndaj qeverisë, duke mbrojtur në këtë mënyrë kriminelët.
 
Sipas Ballës këtë retorikë në mbrojtje të kriminelëve, Partia Demokratike e ka ndjekur sa herë që është bërë ndonjë akion policor për të luftuar bandat dhe krimin.
 
Deputeti u ndal edhe në gjendjen ekonomike, 7 kompani private të liçensuara për të mbledhur detyrimet e prapambetura i paguanin Shkëlzen Berishës, djalti të ish-kryeministrit, 35-50% të faturave të mbledhura nga xhepat e qytetarëve.
 
Berisha: Rama i lidhur me bandat, shkatërruat policinë

Ish-Kryeministri Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën e rendit në vend, duke theksuar se këto vijnë për shkak të lidhjeve të shefit të qeverisë me bandat.
 
Sipas Berishës, policia dhe qeveria aktuale po tregohen të paaftë për të ndaluar autorët e ngjarjeve të fundit, dhe kjo sipas tij vjen edhe për shkak të nismave të ndërmarra që kanë shkatërruar policinë e shtetit.
 
"Jam sot këtu para jush për të përfaqësuar një problem që e konsideroj jetik dhe vendimtar për këtë vend. Në situatën në të cilën po rrokulliset Shqipëria, në dështimin e plotë të shtetit policor në vend, është detyra jonë të gjejmë rrugëdalje, sepse ekziston. Vetëm në 7 ditët e fundit, janë të regjistruar krime më shumë se në të gjithë Ballkanin, më shumë se në Afganistan. Fillon me marrjen peng të një njeriu që nuk flet kush më dhe nuk dihen se ku janë. Fillon me tritole, 4 në një javë. Në këtë valë tritolesh, Në mes të bulevardit vidhet një bankë, me vlerë 3 milion euro, vidhet kazinoja në Shkodër. Krime të tjera të shëmtuara. Fajtorë pa faj, krime pa autor. Deri tani efekti i kundërgoditjes është zero. Pse erdhëm ne këtu në këtë gjendje? Në këtë parlament ne kemi denoncuar veprimin unik të këtij vendi. As kur kaluam nga diktatura në demokraci nuk e bëmë këtë gjë. Shkrirjen me një dekret të policisë kriminale. Po të shkrish me dekret policinë kriminale, e cila bëri zap 204 dosje të bandave. Shkrirjen me një dekret të policisë rrugore. Është prishur një mekanizëm i nëndheshëm pa të cilin krimi nuk luftohet. Nëse ti ua shkrin këtyre të gjithë çfarë kishin, dhe ua rikthen gjithçka të larguar nga Partia Demokratike ndaj krimit dhe bandave, me dokumenta zyrtare, më thoni çfarë mbetet këtu më? Ndaj dhe zbulimi është zero. Ka një zero polici. Harroje se mund të zbulohet më krimi. Një gjë është e sigurtë. Tek Ministri i Brendshëm Kujt i thoni ju? Që banda “Hakmarrje për Drejtësi” nuk është e lidhur me Edi Ramën dhe vëllain e tij Olsi Rama. Dokumenti më flagrant është Nertian Nallbani që ju e larguat si bashkëpunëtor. E ccuat në Elbasan sepse aty është fluksi, sepse 60-80% e lëndës narkotike që eksportohej në Evropë kalonte më parë në Elbasan. Anëtarë të tjerë të hakmarrjes iu përgjigjet më shpejt se ju në telefon. Të nxjerrë tabulatet dhe unë do të mbaj përgjegjësi. E dini si u vra pronari i lojërave të fatit shok i Ministrit? Duke folur në telefon me truprojën e Ministrit, sikur donte t’i thoshte fliti tin ë telefon që ta vrasim pas veshit. A u kap autori? Jo more jo! Tani mburren se japin parme Ministria e kulturës që të japë shfaqje që është më e keqe se Liza e Lushnjes. Në një vit keni arrestuar 38 mijë vetë. Në Shqipëri nuk qeveris e majta, por një agjenci bllokmenësh." tha Berisha
 
Balla: Kompanitë private kolliteshin tek familja Berisha
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka replikuar me Berishën, duke dënuar qëndrimin e opozitës, që sipas tij gjithnjë del në krah të kriminelëve duke sulmuar policinë.
 
Balla i ka kujtuar Berishës, kohën kur drejtonte qeverinë, në të cilën sipas tij 7 kompanitë e liçensuara për të mbledhur detyrimet e prapambetura, jepnin 35-50% të faturave familjes s ëish-kryeministrit. Fjala e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla
 
"Ky është nisja e re e Partisë Demokratike. Urime që rrokulliseni brenda së njëjtit fjalor. Dy gjëra duhet t’i sqarojmë për qytetarët. Sa i përket CEZ, e solli Saliu në prag të zgjedhjeve të 2009, e ushqeu sa pati mundësi me vendime nga më të turpshmet. Lidhur me detyrimet e prapambetura, darkë për darkë, 7 kompanitë private kolliteshin tek Shkëlzeni me 35-50% të faturave të qytetarëve. Si mund të flasësh ti more zotëri? Nuk ka asnjë opozitë që të lumturohet kaq shumë sa PD kur krimi godet, dhe nuk ka asnjë opozitë që të pezmatohet kur krimi goditet. Jo më larg se 3 javë më parë bota e errët e krimit goditi familjen e Ministrit Tahiri. Nëse Ministri i Brendshëm do të ishte i lidhur me krimin nuk do të ishte sot në Shtëpinë e Bardhë. Janë të freskëta deklatarat e PD kur merrte në mbrojtje trafikantët e Lazaratit, kur policia e qytetarëve rimerrte atë tokë që ishte kthyer në fabrikë të prodhimit të kanabisit. Vendi ka nevojë për opozitë. Nisje e re me këtë që shfryn këtu të gjithë budallallëqet që dëgjon në Facebook. Në fund të fundit krimi nuk ka ngjyrim politik. Për këtë jeni të lutur të solidarizoheni me policinë. Si ka mundësi pas çdo aksioni policie, del PD dhe thotë se këtë e ka bërë qeveria. Në PD të gjithë thonë se Lulit ia ka mbush mendjen Saliu me bombën e rrugeçërve. E tha edhe sot që duhet rrëzuar qeveria dhe të shkojmë në zgjedhje. Aq shumë ia ka mbushur mendjen, sa mirë javën e kaluar shkoi në një zonë të papërmbytur. Halli i madh do të ju zërë se në qershor do të iu rikthehet Saliu jo si drejtor por si Kryetar Partie. I kam drejtuar personalisht një pyetje Lulzim Bashës, pse personi që akuzon me të madhe Emiljano Shullazi në emër të Lulzim Bashës në vitin 2013 prishte mitingjet e opozitës? Përse Lulzim? Çfarë marrëveshjesh kishe?" u shpreh Balla

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ligji për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut do të shqyrtohet në mars të vitit tjetër

Ligji për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut do të shqyrtohet në mars të vitit tjetër