I papërmbajtur është treguar Sali Berisha kundrejt Lulzim Bashës pasi ky i fundit e ka shkarkur nga PD. Ish-kryeministri tha se Basha është një lider i pakorrigjueshëm dhe se nuk e dërgon dot PD kurrë në fitore.
"Basha për mua me humbjen e dytë është i pakorrigjueshëm dhe se dërgon dot kurrë partinë demokratike në fitore. Unë kam punuar me ekipin që mbështeste Bashën dhe u kam thënë një muaj përpara se Basha është broken lider një lider i thyer.
Rama i ka vjedhur zgjedhjet dhe Basha si ka fituar zgjedhjet. Një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra. A e patë spotin që futëm Shqipëqrinë në natto. Jo i thashë mos e bëni se do u përvishen mediet. A e vë ti në fb më tha, unë e vë i thashë", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
U përjashtua nga PD, Berisha: Basha i pabesë, më thanë se ka lobuar që të shpallem ‘non grata’! Ai ka vite që nuk shkon në SHBA, do bëj referendum në parti për vendimin










