TIRANË- Pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, Sali Berisha beson se me Edi Ramën kryeministër zgjedhje të lira nuk ka e se vetmja mënyrë për të rrëzuar një kryeministër nuk ikën nga pushtetit është nëpërmjet protestave.

‘Një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta. Dhe unë i qëndroj këtij parimi.’- tha Berisha.

Sot gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetin sociale Fabook, Berisha sulmoi rivalin e tij Lulzim Bashën, për të cilin përsëriti sërish se është peng i Ramës, e që nuk mund të konsiderohet si opozitë.

‘Ju më thoni se pengu i Edi Ramës, të vazhdojë me skenarin e Edi Ramës. Ajo që po ndodh është skenar i Edi Ramës për të shëmtuar sa më shumë opozitën. Sepse akoma ka njerëz që besojnë se Lulzim Basha është opozitë. Por ai është një peng pa vlerë. Është njëlloj si të më thuash a do bësh garë me Taulant Ballën. Kjo nuk mund të ndodhë.’- tha Berisha.

Berisha tha se nuk do të merret me Bashën, por me pengmarrësin e tij, Ramën.

“Problemet madhore të PD u bë nga shkelmimi i statutit. Kryetari i ri i PD do të zgjidhet përmes statutit Jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj statutin, i cili në të gjitha momentet kyçe jap pushtetin anëtarëve të PD-së. Kur them kryetar i PD-së humbet zgjedhjet lokale, dhe unë e quaj humbje, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë. Analiza e zgjedhjeve do të behën në përputhjeje me statutin e PD-së. Paralel me ridimensionimin e lirisë dhe zbatimit të ligjit, Rama ka stisur një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them që pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç se vullnetit të tij.”, u shpreh Berisha.

Mes të tjerash Berisha ftoi deputetët që duan të krijojnë fraksion që të ulen dhe të bisedojnë, ndërsa i mbylli ‘derën’ e bashkëpunimit Bashës dhe Alibeajt.

“Përveç Bashës dhe Alibravës, çdo demokrat është i mirëpritur. Deputetët të cilët duan të krijojnë fraksion janë të mirëpritur. Janë të mirëpritur, të ulemi të diskutojmë, debatojmë, si njerëz, si deputetë, me përgjegjshmëri të madhe për të ardhmen e PD.”, pohoi ai.

Berisha u ndal sërish tek zgjedhjet vendore, për të cilat thotë se ishin një farsë elektorale e shtoi se do të vijojë mbrojtjen e votës, pasi përndryshe legjitimojmë farsën elektorale.

‘Ajo që mund t’u them është se vazhdon përpjekja jonë për identifikimin e farsës elektorale të majit 2023 në çdo segment dhe qelizë të saj. Në një proces të cilin unë e konsideroj si mbrojtje të votës, dhe në të vërtetë në rast se ne nuk përmbushim këtë detyrim, de facto ne legjitimojmë farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e vendit. Ndaj po punojmë me intensitet çdo ditë për realizimin e këtij objektivi, sikundër do kalojmë në analizë të plotë të të gjithë problematikës që u konstatua gjatë zgjedhjeve nga PD dhe në PD.’- tha Berisha.

Berisha komentoi edhe draft statutin për asocacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, të cilën e cilësoi si të hartuar në Beograd. Po ashtu foli dhe për nismën e opozitës për minimumin jetik, duke e cilësuar si mjaft të rëndësishme për eliminimin e fenomenit të varfërisë ekstreme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Berisha sulmon Bashën: Akoma ka njerëz që mashtrohen e besojnë se është opozitë, është peng i Ramës! Letër pa vlerë

 

Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës, për të ciln tha se është peng i Edi Ramës.

‘Një garë mes meje dhe Edi Ramës në PD, kaq është e ngjashme. Faktet nuk janë për t’u injoruar, por për t’u pasur parasysh. Lulzim Basha ishte në një proces penal, të cilin nuk ia ngriti Sali Berisha, për ngritjen e të cilit Rama pagoi McGonigalin. Në të cilin akuza ishte larje parash 720 mijë dollarë. Edi Rama e menaxhoi procesin e Lulzim Bashës, e çoi gjer në prag të dënimit mimumi me 6 vite burg për 720 mijë dollarë pa origjinë.

Shërbimet amerikane thonë se janë me origjinë ruse, ai e mohon, por origjinën e vërtetë nuk e ka treguar kurrë. Në këto kushte, Edi Rama ia mbylli dosjen me një prokuror. Ka një prokuror që ka firmosur për mosmbylljen e dosjes. Firma e tij është e mjaftueshme që Edi Rama ta hapë dosjen në çdo kohë.

Ju më thoni se pengu i Edi Ramës, të vazhdojë me skenarin e Edi Ramës. Ajo që po ndodh është skenar i Edi Ramës për të shëmtuar sa më shumë opozitën. Sepse akoma ka njerëz që besojnë se Lulzim Basha është opozitë. Por ai është një peng pa vlerë. Është njëlloj si të më thuash a do bësh garë me Taulant Ballën. Kjo nuk mund të ndodhë.’- tha Berisha.

Ora 12:46
Berisha i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

 

Sali Berisha në një bashkëbisedime me qytetarët në rrjetin sociale Facebook, u bëri thirrje komunitetin ndërkombëtar që të mos rëndojnë më tej krizën në Kosovë me Edi Ramën.

‘Edi Rama propozoi, jashtë çdo lloj kodi, në një ndërhyrje flagrante në punët e një vendi, projektin e të ashtuquajturit Asociacion. Pa asnjë tagër, pa asnjë autoritet. Ky projekt sigurisht u hodh poshtë nga të gjitha forcat politike të Kosovës.

Pasi Kosova nuk e pranoi atë, u detyrua dhe padroni i Ramës të thotë se ai nuk na përshtatet. Por, Edi Rama atë projekt e mori nga sivëllai i tij, padroni i tij Vuçiçi. Përveç projektit, ai përdori një gjuhë ndaj Kosovës, që Putini do ia kishte lakmi.

Kosova do kthehet në kohën e bronzit, tha. Ne kemi mbajtur qëndrimet tona, por shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos rëndojë krizën me Edi Ramën sepse angazhimi i tij, jo që nuk lehtëson, por rëndon krizën në veriun e Kosovës, të krijuar para se gjithash nga projekti i Serbisë së Madhe të Aleksandër Vuçiç.

Ai kërkon me çdo kusht që ato komuna, pasi dështoi me ndryshimin e kufijve, t’i ketë të qeverisura prej tij. Sikundër u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për bashkërendim dhe bashkëpunim me KFOR-in, BE-në dhe SHBA.’- tha Berisha.