Kështu ka ndodhur edhe sot, ku doktori ka nxjerrë një mesazh që i ka ardhur në Facebook që fliste për ara me kanabis të kryetarit të PS së Kukësit. Sipas doktorit, Gëzim Omuri është kryetar i PS-së së Kukësit dhe mbjell kanabis.
Mirëpo pas një kërkimi të thjeshtë që Lexo.al bëri në google del që lista e kandidatëve për kryetar të PS-së së Kukësit nuk ka pasur fare kandidat Gëzimin që pretendon doktori. Pra, nuk është kryetari i PS-së Gëzim Omuri, sepse nuk ka qenë as në lista për kryetar të PS-së së Kukësit
Ndoshta doktori ka tentuar të bëjë një “gol” pas golit që i bëri policia Kryetarit të PD-së në një komunë të Matit, që kërkohet për kultivimin e 3 tonëve kanabis.
Mirëpo, sërish ka dështuar. Ky ishte bllofi i radhës i doktorit ./Lexo.al