TIRANË – Kryeministri Berisha ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Hashures. Pas takimit me drejtuesit e kryegjyshatës, kryeministri vleresoi rolin e bektashinjve në çështjen kombëtare.

“Hashurja është dita e mrekullive të mnëdha në jetën shpirtërore për të gjithë besimtarët e Zotit. E festojmë në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së vendit. Vlerësoj rolin e bektashinjve në pavarësi dhe doktrinën e shqiptarizimit. Ata kanë mbështetur çështjen e drejtë me sakrificat me të mëdha. Uroj që hashuren tjetër ta festojmë më të lirë, tha Berisha.


ARVIZU URON BESIMTARËT
Edhe ambasadori i SHBA, në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka uruar besimtarët shqiptarë për festën. Ai shprehu vlerësimin për rolin e Baba Edmondit dhe tërë komunitetit që luan në shoqëri.