Berisha ‘bën hap mbrapa-kthehu’ për protestën me 6 dhjetor: Vendin s'e kemi përcaktuar ende! Krahas narko-shtetit është një popull i fuqishëm opozitar

TIRANË- Sali Berisha ka bërë një hap 'prapa-kthehu' në lidhje me protestën e 6 dhjetorit, ditën kur edhe do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Ish-kryeministri, duket se nuk ka një vend të qartë se ku do ta zhvillojë protestën dhe tha se po mendon për këtë. 

‘Do përcaktohet se ku do të mbahet protesta.’- u shpreh Berisha.

Me këtë deklaratë, Sali Berisha nënkupton se protesta mund të mos zhvillohet para ambienteve të kryeministrisë. Megjithatë ish-kryeministri Sali Berisha, teksa mori pjesë në Panarin e Librit në një prononcim për gazetarët, tha se do i tregojë Europës se krahas narko-shtetit ka një popull të fuqishëm opozitar që e kundërshton.

“Është një qëndrim kryekëput pro evropian, një qëndrim që synon t’i thotë Europës se krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërruan shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende ndër Vietnamin komunist në indeksin e zbatimit të ligjit, t’u rikujtojmë ne se ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë, është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshet, rrugët nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve dhe ëndrrës europiane shqiptare”, tha Berisha.

Socialistët në bllok e kanë cilësuar protestën e Sali Berishës si një turp për Shqipërinë që po bën një ‘non grata’ dhe se po vepron si konsull famëkeq i Putinit. Pasi u njoftua protesta, pati edhe një reagim nga pjesa tjetër e Grupit të PD. Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se mbajtja e protestës ditën që do të organizohet samiti i BE-së është një gafë e madhe dhe e dëmton opozitën në skenën ndërkombëtare.

Nga konferenca për mediat, Berisha tha se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Berisha zbulon se çfarë bleu në Panair: Mora librin e një shoqeje të fakultetit, në SHBA është aktiviste e zjarrtë e mbrojtjes së çështjeve shqiptare

 

Gjatë vizitës së tij në Panairin e Librit, Sali Berisha treguar edhe librat që ka blerë. Berisha tha se bleu librin e një ish-shoqes së tij në Fakultet, Ana Cohen, me origjinë hebreja nga Vlora, e cila në New York, është shndërruar në një nga aktivistet më të zjarrta të çështjes shqiptare

‘I mora disa, bleva disa, bleva pa diskutim. Këtu në panair pati mjaft që donin të dhuronin. Në panair librat blihen, nuk merren dhurata në panaire. Kam blerë një botim të plotë të bibliotekës Françeskane të Anton Patër Harapit, kam blerë libra të shkrimtarit tim të dashur, Markez, kam blerë libra për fëmijë, për nipin tim dhe një seri librash.

Mora një libër të një ish-shoqes time në vitet e para të fakultetit, Ana Cohen. Ana është një mjeke në fakt, por që është edhe shkrimtare tani, me origjinë hebreje nga Vlora, por në Nju Jork ajo u shndërrua në një nga aktivistet më të zjarrta të çështjes shqiptare dhe një avokate e vërtetë e shqiptarëve dhe prandaj mora libri e saj për të lexuar se çfarë ka.’- tha Berisha.

Ora 11:56
VIDEOLAJM/ 'Incidenti' i Berishës me 'simpatizantin' te Panari i Librit! I puth dorën e më pas qëllon në faqe! Ndërhyn me urgjencë truproja e tij

Në përpjekje për t’u rikthyer në një politikan popullor, Sali Berisha ke kryer sot një vizitë në Panairin e Libirt në Tiranë, ndërsa shoqërohej edhe me forca të shumta sigurie.

Por gjatë takimit, një qytetar në mënyrë dashamirësie, pasi i puthi dorën, e preku ish-kryeministrin me duar në faqe, duke e qëlluar.

Menjëherë për të shmangur incidentin, ndërhyri me forcë truproja i tij duke i hequr duart qytetarit, i cili më pas kërkoi falje.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fad: 20/11/2022 21:28

    Se kemi percaktuar vendin thot shpellari; ajo dihet vendin ne Tufin e ke se atje i ke shoellaret e ardhur.

    Përgjigju
  • Miri: 20/11/2022 14:04

    Sala grin sallate si perher se vete rrumpall kerkon i djeg tek pasuria qe e ka vjedhur

    Përgjigju
  • Fernando: 19/11/2022 22:23

    Salih, te shkepsha nusen e djalit se ju jeni kllufa komplet si rrac.

    Përgjigju
  • Kik: 19/11/2022 21:57

    Mbledhjs e BE do te behet tek Fish city berisha dhe beta te ngjnte trapin

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 19/11/2022 18:17

    O Sali shkjau po hik mor burec lene këtë popull rehat. Ti je qetnik njeri shum i poshtër mu ktë pun ma ka thon baba jem Hajdari. Prandaj ti duhet me u largu nga politika. Se ti se mund dot kur Edi Ramën se Edi është Burr i madh shteti është gjigandi Shqipris. Kurse ti o Sali je bajg lope o sali spiuni shkjaut. Me nderime e me respekt nga ARBËROR Kosovari.

    Përgjigju
    • Elfbar: 19/11/2022 22:20

      O ARBËROR, mooosss se i shave shenjtorin atij Arbërorit tjeter. Siduket nuk e ka lexuar akoma komentin se eshte i zene me gojoret te Shqupi

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja