Berisha: Protestë më 6 dhjetor, ditën kur liderët e BE vizitojnë Tiranën! Të paraqesim para Europës problemet e shqiptarëve në mënyrë paqësore

Ditën kur Tirana do të presë takimin më të rëndësishëm të Bashkimit Europian të mbajtur ndonjëherë në Ballkan, ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë protestën e radhës. Më 6 dhjetor, kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë, Berisha lajmëroi ditën e sotme se do të organizojë sërish protestë, duke thënë se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

Berisha theksoi se në protestë nuk do kishte episode dhune dhe asnjë lloj vështirësie, duke shtuar se do të garantohej mikpritja e liderve të BE-së.

“Europa vjen në Tiranë. Shqipëria duhet të vijë në Europë. Ky është koncepti im për të paraqitur problemet e tmerrshme me të cilat përballen shqiptarët në mënyrën më paqësore e dinjitoze duke garantuar asnjë lloj vështirësie veçse mikpritje për samitin dhe krerëve të qeverive të BE por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama të qytetarëve shqiptarë për të sjellë në arenë apo tryezë problemet e tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët sot nga një plackitës. Të vërtetat e mëdha të kombit duhet të dalin një nga një”, tha Berisha.

Menjëherë pasi u njoftua protesta, pati edhe një reagim nga pjesa tjetër e Grupit të PD. Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se mbajtja e protestës ditën që do të organizohet samiti i BE-së është një gafë e madhe dhe e dëmton opozitën në skenën ndërkombëtare.

Ideja për caktimin e datës 6 Dhjetor u dha që ditën e djeshme nga Berisha. Ai e përmendi fillimisht gjatë seancës plenare në Kuvend dhe më pas e nënvizoi gjatë një deklarate në mediat vizive ku u shpreh se asgjë nuk do mund të ndalonte qytetarët shqiptarë të protestonin në Tiranë, pavarësisht masave të larta të sigurisë të ndërmarra për vizitën e liderëve të BE-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:40
Berisha konfirmon datën 6 Dhjetor për protestë: Rast historik, krerët e BE-së në Tiranë ta marrin si mikpritje

Ish kryeministri, Sali Berisha ka konfirmuar datën 6 Dhjetor për të mbajtur protestën e rradhës. Kjo datë përkon me vizitën e liderve të Bashkimit Europian në Tiranë të cilët Berisha i ftoi ta marrin protestën si një mikpritje ndaj tyre.

"Protesta e 12 nëntorit domodoshmërisht duhet të vazhdohet me protesta të tjera dhe data 6 Dhjetor mendoj unë është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij para përfaqësuesve më të lartë të demokracive europianë para të gjithë botës pikërisht me këtë agjendë. Betejën kundër monizmit dhe ekzistencën e pruralizmit, mbrojtjen e pasurisë më ë madhe që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit. Po përvetësohet nga klani Rama dhe klane të tjera. Agjenda do ketë edhe çështje të tjera

Ndaj ftoj që ta marrim këtë si akt mikpritje ndaj tyre, dhe padiskutim armiqësor, flagrant, ndaj Edi Ramës, i cili në aferat e tij turpëron çdo njeri, çdo komb dhe lirinë."-tha Berisha.

Ora 14:09
Protesta e Berishës në samitin e BE, deputeti PD: Gafë e rëndë dhe dhuratë për Ramën

1667305745_800063465d7770f37.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, e ka cilësuar si gafë të rëndë thirrjen e protestës së Berishës më 6 dhjetor kur në Tiranë zhvillohet samiti i BE-së me krerët e Ballkanit Perëndimor.

‘Thirrja e nje proteste ne 6 dhjetor ,diten kur ne Tirane mblidhen liderat e BE,si nje akt te forte demonstrimi gjeostrategjik te se ardhmes se Ballkanit Perendimor ne kundershtim te perpjekjeve ruse per destabilizim te Ballkanit..,eshte e gabuar dhe nje akt qe e demton opoziten ne planin nderkombetar. Thirrja e nje proteste ne Tirane ndersa mblidhen kreret e BE,do te ishte nje dhurate e pamerituar per Edi Ram. Une shpresoj mendjet e qeta e te kthjellta do te ndalin kete akt qe do te lexohet keq.Per te protestuar kemi cdo dite te vitit. Ne 6 dhjetor mos ia beni Rames kete dhurate.’- shkruan Çollaku.

Ora 13:22
Berisha me banorët e Bërxullës vetëm në teori, nuk i mbështeti kur protestuan para Kuvendit

 

Sali Berisha duket se është vetëm në teori me banorët e Bërxullës që prej disa ditësh protestojnë për shpronësime të drejta pasi preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Ata shkuan dje para Kuvendit por asnjë deputet nuk shkoi pranë tyre për t’i mbështetur.

“Ne mbështesim çdo kauzë të drejtë. Ky është ligj i veprimtarisë së PD. Ne kemi kundërshtuar, aty ka pasur proces gjyqësor. Ne qëndrojmë në respektimin e plotë të të drejtave të pronarëve”, tha Berisha.

Ora 12:48
Berisha akuzon Ballukun: Është vërsulur në mënyrë të papërmbajtur ndaj pasurive të shqiptarëve, tender 20 milionë euro për karpatet në Rrugën e Arbrit

 

Ish kryeministri, Sali Berisha akuzoi zëvendës kryeministren, Belinda Balluku për tenderin 20 milionë eurosh për skarpatet në rrugën e Arbrit, në një kohë kur deri tani ishin dhënë 300 milionë euro.

“Balluku është një nga pesonat më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Pasi është trefishuar çmimi për Rrugën e Arbrit, bëhet tenderi për skarpatën. Si mund të ndërtohet rruga pa skarpata. Po vetëm këta mund të nxjerrin këtë gjë, 20 milionë euro. Hap Ballukja tenderin e Skarpateve, ia jep kompanisë Gjoka. Unë nuk kisha dëgjuar gjatë gjithë karrierës time 30 vjeçare.

Ajo është vërsulur në mënyrë të papërmbajtur ndaj pasurive të shqiptarëve. Ajo në rrugën e Arbërit dhe ‘Kardhiq Delvinë’ ka shkelur rregullat uke i kushtuar buxhetit minimumi deri në 80 milionë euro. PD do të jetë e papajtueshme me çdo përfitim antiligjor që ata bëjnë me këtë organizaatë kriminale. Çfarë do të thotë 20 milionë euro skarpate? Po ata 300 milionë euro të harxhuara deri më tani, çfarë ishin? Është e kotë t’a citosh emrin asaj zonje, është vasale mekanike e Edi Ramës, por ajo po shkel rregullat, ligjet, po abuzon me fondet”-tha Berisha.

Mes të tjerash, Berisha foli edhe për aksin rrugor, Lekaj-Fier, duke theksuar se ishin dhënë 340 milionë euro ndërkohë që sipas tij autostrada mund të ndërtohej me një shifër shumë më të ulët.

“Merrni rastin e fundit, për të sistemuar rrugë anësore aksin rrugor Lekaj-Fier, 46 kilometra, hap tenderin me 340 milionë euro, 7 milionë euro kilometri, ndërkohë kur ndërtimi i autostradës kushton maksimumi deri në 3 milionë euro. Më thoni ju çfarë urgjence ka aty, a udhëtoni ju në atë aks? Po pse nuk zgjerojnë rrugën Tiranë-Durrës, apo Shkodër Lezhë?

Prandaj nuk rriten rrogat prandaj shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë nga Shqipëria. Keta janë verbuar nga pasurimi. Si e justifikon ajo këtë tender para shqiptarëve, një rrugë të ndërtuar e gjitha në fushë”- u shpreh ish kryeministri.

 

Ora 12:31
Porti i Durrësit/ Berisha: Po kryhen vjedhje përmes Bitcoin! Një ekspert konverton kriptomonedhën në para cash për të ndërtuar kulla

 

Sali Berisha ka përmendur cështjen e mashtrimeve me Call Center duke e lidhur me projektin e portit të Durrësit. Sipas tij, një ekspert i specializuar merret me konvertimin e Bitcoin në para cash për të ndërtuar kullat apo pallatet e portit. Po ashtu zbulon skemën se si bëhet mashtrimi i qytetarëve.

“Sipas të gjitha burimeve, këto call-centera janë nën mbrojtjen e Edi Ramës. Që të informojmë saktë qytetarët, ka nisur një hetim i madh i call-centerave, që me telefonatat e tyre, orientojnë drejt investimeve qytetarë europianë. Veprimtari kjo e palejuar në Europë. Por nëse ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë nën mburojë të plotë, call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali, etj. Kjo grabitje bëhet me bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga SPAK dhe nga askush.
Famëzi Amant Josifi, është kreu i meduzës i kësaj afere. 

Këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Qytetarët e blejnë, e vendosin në këtë kuletë dixhitale, kujtojnë se e kanë këtu, por nuk e kanë. Këto bitcoin përfundojnë të gjitha në Emiratet e Bashkuara Arabe.  Është një ekspert i specializuar vetëm në konvertimin e Bitcoin në para cash për të ndërtuar kullat apo pallatet e portit. Ky nuk është i vetëm. Bitcoin përfundojnë të depozituara në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe këto që disponon rrjeti Rama-Josifi.

Tani këta janë të qetë se qeveria na mbron, dhe SKAP-i i partisë nuk hyn dot këtu, nuk ka punë këtu. Dhe sa është gjer më tani vjedhja që u është bërë qytetarëve? 2.2 miliardë euro. Në Tiranë kanë zbritur hetues nga disa vende, por ata po pengohen nga SKAP-i i partisë, që heton vetëm krahun tjetër të call-centerave, që duhet të zhduket dhe të mbetet vetëm këto që mbushin kuletat dixhitale të këtij rrjeti, me bitcoin që ua vjedhin qytetarëve europianë”, tha Berisha.

Ora 12:26
Projekti i portit të Durrësit/ Berisha paralajmëron kompanitë: Nëse pranoni të merrni pjesë, do futeni në listën e zezë! Mos u ktheni si shushunja

 

Edhe në konferencën për shtyp, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës se mashtron qytetarët për kompaninë që merr pjesë në ndërtimin e projektit portit të Durrësit.

“Edi Rama mbrëmë paraqiste ‘Eagle Hill’ si kompania që do të bënte Manhattanit të Zagrebit kur qytetarët e cuan në kosh të plehrave. Shihni ku e çon mashtrimin e qytetarëve. Ajo histori është mbyllur 2 vite më parë nga qytetarët e Zagrebit, është flakur. Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë s’mund të qëndrojnë duarkryq para këtyre akteve që tejkalojnë cdo imagjinatë të vjedhjes së pasurisë së tyre. PD do përdorë të gjitha format për të kundërshtuar këtë plackitje të pronës publike më të çmuar që sot kanë shqiptarët. Porti mijëvjecar i Durrësit është prona publike më e çmuar. Kompanitë që do marrin pjesë futen në listën e zezë dhe i paralajmëroj të mos kthehen si shushunja”, tha Berisha.

Ora 12:23
Berisha për inceneratorët: Më mirë të veprojë ‘SKAP’-i sesa populli me gjyq publik ndaj Ramës, vetëm një hajdut firmos një kontratë të tillë

 

Ish kryeministri, Sali Berisha deklaroi sot në një konferncë për shtyp se SPAK-u duhet të vepronte ndaj denoncimeve të bëra për incnenratorët, duke mos u përqendruar vetëm tek arrestimi i punonjësve.

Ai tha se Rama së bashku me ish ministrin e Financave, Arben Ahmetajn, kishin ndërhyrë në fonin e rezervave për të dhënë fonde për inceneratorët.

“Çdo hap që bëhet, është me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën nga krimi që ai personalisht ka kryer.  Edi Rama për të mbushur thasët me euro, për të përvetësuar së bashku me grupin e tij mafioz, pranoi të firmosë në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me qëndrimin e Autoritetit Kombëtar të Përpunimeve publik që i thotë se procedura negociatë e mbyllur nuk ekziston në ligjin shqiptar por vetëm në botën e mafies. Pavarësisht nga kjo shkresë lakmia, babëzia dhe pangopshmëria për vjedhje, për para, e shtyn kryeministrin e vendit të firmosë “pam pam pam” dhe “fap fap fap”. SKAP-i partisë përpiqet të mbulojë këtë krim të shëmtuar të Edi Ramës por nuk e mbulon dot se përveç firmës anti-ligjore që Edi Rama vendosi për ndërmarjen e tij, ai vendosi së bashku me Ahmetajn të fusë duart e zeza në fondin e rezervave”-tha kreu i ‘Rithemelimit’.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama kishte firmosur në kontratën e inceneratorëve një rregull që nuk ekzistonte në asnjë kontratë tjetër, ku çdo qeveri shqiptare që do të vinte në pushtet, të detyrohej për të paguar fonde ndaj inceneratorëve.

“Edi Rama është përgjegjës më kryesor sepse ka pranuar të firmosë në kontratë rregull që nuk ekziston. Nuk ekziston në asnjë kontratë tjetër mbi tokë përveçse në kontratën që ka firmosur Edi Rama. Në kontatë thuhet se cilado qeveri të jetë, duhet të derdhë fondet për inceneratorët. Vetëm një hajdur firmos një kontratë të tillë. SKAP-i kryen një vepër penale që nuk vepron dhe SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën. Më mirë të veprojë SKAP-i sesa populli me gjyq publik ndaj Ramës sepse ai gjyq do të jetë i pashmangshëm. Ai po vazhdon me aferat akoma më të mëdha, duke i kryer njëra pas tjetrës me shpresën se do të lihen në harresë”- u shpreh Berisha.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Argita: 18/11/2022 17:25

    O Sali krimineli po Europa e di se kush je ti cfar do i tregosh ti Europes qe sa kriminel je Po nuk meret njeri me ty Populli e di se cfar hajduti je dhe kerko n vetem gjak Po nuk do jarish qellimit tend mafjoz O kerme nuk te vjen Populli nga pas me ata qe mbledh ti ne protes nuk jane i gjith Populli prandaj rri ne furikun tend te besh ndonje vez te prishur qe i vjen era trallti Kriminel

    Përgjigju
  • Eri: 18/11/2022 16:51

    Po ty te njohin si buken qe hane Europa dhe Amerika o sharabajge - penicilina, bashke me IM spiunin. Do ua konfirmoni akoma me qarte se kush jeni.

    Përgjigju
  • Spiro: 18/11/2022 16:16

    Trashgimetari i Ramiz Alise ka shpresa te marri pushtetin me ndihmen e rublave, por ende se ka kuptuar qe komunizmi ka vdekur qe kur u be sali kerma nongrata.

    Përgjigju
  • Endri: 18/11/2022 16:14

    Se kur do ti fikin dritat ty e familjes tende hajdute nje Zot e di se SKAP-i (sic e quan ti me me te drejte) fle gjume. Tu shofte fara o plehre

    Përgjigju
  • aleksadros: 18/11/2022 15:24

    si thua te paraqesim problemet e shqiptareve para Evropes ,pere ato probelme e teshumtat i ke krijuar ti RE e ZEZE qe nga shkatrrimi i uzinave fabrikave 97 ,e piramidat 21 janar e trathtira e shume te tjera dhe akoma ke goje e flet yyyyyyyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • agim: 18/11/2022 15:08

    Komplet pune armiku,dhe tradhtari,mire ben mbasi SPAK deshtoj gjeje shesh ben pershesh o tradhtare

    Përgjigju
  • asolingo: 18/11/2022 15:00

    Me ate betejen kunder monizmit e ke bere bajate Sali.Harroje nuk merr me pushtet.Dhe ne protesten e pare nuk u kuptua per çfare e bere.Me vjen keq se te ndjek llumi i shqiptareve,se ai qe kupton nuk te vjen mbas.

    Përgjigju
  • blackweb: 18/11/2022 14:46

    Qe ky ka shkuar nga mendja, kete e dime. Por ata qe e ndjekin qenkan me keq.

    Përgjigju
  • Muli: 18/11/2022 14:10

    Ik o sali krimineli fute vendin ne vella vrasje duke hapur depot e armatimit, tani do te mbrosh pasurin me vjedhjet qe ke bere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim