Berisha bën sondazhin: Si mendoni, më rrahu Rama apo më rrahu Rama? (Po, apo Po)

Berisha bën sondazhin: Si mendoni, më rrahu Rama apo më rrahu Rama? (Po, apo Po)

Ish kryeministri Sali Berisha

Portali i familjes Berisha ka hapur një sondazh, pas goditjes së Sali Berishës nga Gerti Shehu.

Në sondazh, njerëzit pyeten nëse Berishën e rrahu Rama apo më rrahu Rama. Pra të dy opsionet janë vetëm "Po"

“A mendoni se qendron Edi Rama pas sulmit të Berishës? Po apo Po”, pyet portali Berishës?

Sidoqoftë, pas publikimit në rrjete sociale, mesa duket Portali i Berishës ka reflektuar dhe e ka ndryshuar sondazhin.

Berisha u qëllua me grusht në fytyrë në protestën e tij të thirrur për 6 dhjetorin. Një person, i identifikuar si Gert Shehu hyri në radhët e protestuesve dhe ka goditur ish-kryeministrin në fytyrë sapo doli nga selia blu dhe nisi marshimin për në Bulevard. Menjëherë ndërhynë bodigardi i Sali Berishës dhe ish shefi i policisë Erzen Breçani të cilët rrahën rëndë personin duke e gjakosur. Atyre iu bashkuan edhe mbështetësit që se kursyen dhunën ndaj tij.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 07/12/2022 12:12

    jo ska qene Rama se ka 9 vite ne pushtet dhe ska treguar dhune ndaj asnjeriu

    Përgjigju
  • aleksadros: 07/12/2022 05:20

    ike ore mashtrus i ke montuar e pregatitur vet si ate te BABALES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut