Berisha: Beogradi i ka shtyrë
gjashtë herë vizitat e Ramës

Berisha: Beogradi i ka shtyrë<br />gjashtë herë vizitat e Ramës
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha i rikthehet sërish vizitës së kryeministrit Rama në Serbi, me një artikull në të cilin thotë se kreut të qeverisë Beogradi i ka shtyrë gjashtë vizita. Në një përmbledhje të shkrimit të tij të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se trajtohen “mbi bazën e dokumenteve zyrtare të Tiranës dhe Beogradit dy aspekte tragjikomike të vizitës së Ramës në Beograd dhe konkretisht: 1-shtyrjen gjashtë herë të kësaj vizite nga Beogradi dhe 2- obsesionin por dhe sevdanë e Ramës për këtë vizitë”.
 
“Të dy këta faktorë, të injoruar me qëllim apo pa qëllim, në të gjithë polemikën e gjerë rreth kësaj vizite u shfrytëzuan pacipësisht nga pala serbe për të luajtur me Ramën si macja me miun dhe pritur atë në Beograd thjesht si qesharak që ka pranuar shtytjen rekord të vizitës së tij, apo siç i themi në gjuhë popullore si këlysh të rrahur!!”, shkruan Berisha.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

BE-ja miraton agjendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

BE-ja miraton agjendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes