Berisha bëri thirrje të mos votohet PD, i përgjigjet kreu i degës Shkodër: Nuk çojmë asnjë votë tek Meta, demokratët do votojnë listat e Këshillit Bashkiak të Alibeajt

SHKODËR- Nga Shkodra, një ditë më parë, Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve që të mos japin asnjë votë për PD-në zyrtare në zgjedhjet e 14 majit. Por kreu i degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli iu përgjigj deklaratave të tij duke thënë se vota e demokratëve nuk do të shkojë për një parti të majtë si e Ilir Metës.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Amuli tha se demokratët do të votojnë vetëm kandidatët për Këshillin Bashkiakë të nxjerrë nga PD zyrtare dhe se nuk do të ndikohen nga presionet.

“Prej 32 vitesh askush nuk mbajti përgjegjësi për atë masakër që ndodhi në Shkodër dhe qindrave të tjerë të plagosur. Për mendimin tim, po ato persona që marrin pjesë në këtë përvjetor, ata janë edhe shkaku i mosgjetjes së autorëve të krimit të kësaj masakre. Kjo më bën përshtypje prej shumë vitesh.

Sa i takon votave, për mendimin tim flas si kreu i degës, nuk e di se kam devijuar ndonjëherë nga PD që prej 32 vitesh, që është krijuar si një parti pro-perëndimore. Berisha duhet të thotë se ku do ta çojë elektoratin e tij, tek partia e lirisë, që deri dje shkatërroi PD. Ne do të votojmë vetëm PD, është lista e këshillit bashkiak, secili nga ata mund të ishte një potencial për të drejtuar Shkodrën. PD i ka misionarët e vetë në listën e këshillit bashkia”, tha Amuli.

Një ditë më parë, nga Shkodra, ku mori pjesë në një ceremoni të zhvilluar nga Bashkia e këtij qyteti për 32-vjetorin e masakrës së 2 prilli, ish-Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve që askush të mos votojë PD-në zyrtare. Ai tha se çdo votë për ‘binomin Basha-Alibasha është votë për Edi Ramën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/04/2023 03:09

    Nje pyetje per z.Amuli:Sikur Rithemelimi te mos kishte bere aleance zgjedhore me Meten,per cilin grup do te votonit,grupin e Alibeajt,apo ate te Berishes?

    Përgjigju
  • Loce shkoder: 03/04/2023 16:26

    Bejini mutin Berish tritolit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)