Berisha: Bllokimi i Ramës pa precedent

Berisha: Bllokimi i Ramës pa precedent
BRUKSEL – Gjatë samitit të Partive Popullore Europiane, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është ndalur te panorama e reformave të integrimit në Shqipëri. Ai i ka njohur liderët e djathtë me hapat që po bëhen për zbatimin e 12 rekomandimeve tê Komisionit Europian, duke konsideruar se, zvarritja aktuale është një bllokim i momentit dhe që shpresohet të kapërcehet:
“Besoj se është e qartë dhe nuk di ndonjë njeri në familjen e Partive Popullore Evropiane që të mos ketë kuptuar me kohë se, njeriu që bërtet është edhe ai që vetbllokon. Kjo tani është evidente. Por përsëri ka pasur një progres. Ka një qëndrim momental, i lidhur me siguri me zhvillimet e kësaj jave në Bruksel, pasi ka një përqendrim të veçantë mbi reformat në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e tyre. Le të shohim se çfarë qëndrimesh do të mbajnë. Qëndrimi bllokator i tij është tashmë i njohur, jo vetëm nga qendra e djathtë, por nga të gjitha rrymat politike të Evropës”, tha Berisha.
Sipas kryeministrit Sali Berisha, përfundimi i reformës zgjedhore do të duhej të merrte 6 javë, duke konsideruar ekspertizën e çmuar të ODHIR-it dhe Komisionit të Venecias, nuk ka arsye pse kjo reformë të shtyhet më, pasi tê gjitha elementët janë në tryezë.
Në kontekstin e përpjekjeve për stimulimin e rritjes ekonomike në Europë, kryeministri shqiptar ka kërkuar gjithashtu nga Banka Qëndrore Europiane që të tregohet më e vëmendshme me kreditimin e bankave bija të bankave prezente në territorin e Unionit.

(aq/shqiptarja.com)





  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj