Berisha mungon tërësisht që pasditen e 23 qershorit në faqen e tij në Facebook, mungesë e cila është vënë re dhe mjaft prej anëtarëve të këtij rrjeti social, sidomos të atyre që nuk e pëlqejnë, të cilët kanë postuar nëpër faqet e tyre edhe mesazhe të tilla qesëndisëse si: "Ku është Berisha?", "E ka parë kush?".
Por e veçanta është se njerëzit vazhdojnë të bëjnë komente “lumë” tek faqja e tij dhe këtë herë ato kanë shpërthyer lirshëm, me sa duket krejtësisht të pacensuruara, po të bësh krahasimin me mungesën e madhe të kritikave apo fyerjeve më parë në faqen e kuruar të kryeministrit.
Përveç komenteve pozitive, si: “E meriton fitoren"; “vetëm PD mund ta çojë Shqipërinë drejt BE” apo dhe deri te “Sali, ti je Skënderbeu” ka dy ditë që në faqe kanë shpërthyer edhe komentet edhe negative deri në fyerje banale, të cilat më parë ose mungonin fare ose ishin të rralla dhe jo aq therëse e të lira, siç shpërthejnë zakonisht në rrjetet sociale, si “doktor jep doreheqjen, ler te rinjte reformatore ta marin partine” apo “ngushllime PD-se, heren tjeter me fitore”, "Mirupafshim z. ish Kryeminister", "o me sale humbeeeee i ke bo gati valixhet ??????" e duke mbërritur tek fyerje banale.
Ndërkohë, Respublika boton një mesazh tjetër shtesë, që kryeministri ka hedhur e më pas fshirë. Por mesazhi ka mbetur në ata "friends" të kryeministrit, që i kanë bërë menjëherë share. “Presim shumë shpejt për fitoren ton. Faliminderit të gjithve. Ju dua. s.b.”.
Teksti mund të gjendet në postimet e atyre që e kanë bërë share dhe është fjalë për fjalë (madje edhe me gabime ortografike): “Presim shumë shpejt për fitoren ton. Faliminderit të gjithve. Ju dua. s.b.”.
DISA PREJ KOMENTEVE NË FAQEN E SALI BERISHËS
Viktor Barjamasi -Ngushllime PD-se, heren tjeter me fitore/
Valon Senja - Mbas hekurave e ke vendin vrases hajdut matrapaz mafioz diktator i le njerezit analfabet me rryshfetet e tuja se po te kishe lek nuk eshte nevoja te mesosh e mer provimin me lek.
Gys Pasha kemi me fitu o milet se eshte sali berisha n'krye te PD ..i pamposhtur eshte Berisha sb#1
Bled Doda - ooooo popull keni per ta pare kete psikopatin Edwin Dramen po e mori qeverin ca ka me ju bo. Po une shpresoj qe Doktori mos ta ler Shqiperin ne doren e keti debili.
Rasi Cena - Pse i gjithë ky shqetësim?
Pse e gjithë kjo shterje e energjisë në drejtime të gabuara?
- Edhe humbjet jane pjesë e lojës demokratike, Pse po sikletoheni? Pse po frigoheni? Është Populli shqiptarë ai që po voton.
- Nëse, sipas disave, qenka tragjedi të fitoj krahu i majtë, at'herë, nga kjo logjikë, na del se mbi 2 milion shqiptarë qenkan serb, grekër apo shkije.
- Pra, mos logjikoni me trurin e vitit 1997! Mos përdorni atë retorikë të luftës, jo mos u ndikoni nga lufta propagandistike e partiakucëve.
Populli shqiptarë po fiton! Ai po vendosë. Mendoni më thelle e me më logjikë, harrojeni inatin, smiren, xhelozinë....
- Urime të majtëve, nëse fitojnë sot! Rrespekt edhe për ish-kryeminsitrin, Berishën nëse del para popullit dhe i uron fitoren oponentit të tijë politik, Ramës. Pse jo?
- Qeverinë do e drejtojnë të majtës, mu ashtu si në më shumë se gjysmën e shteteve Euro perëndimore...Epoka e shqiptarëve nuk fillon e nuk mbaron me Sali Berishen e as me Edi Ramën.
Shqiptari rrnon e jeton!
Gëzuar e Urime fitoren shqiptarë
(Këto rreshta i dedikoj shqiptarëve të Kosovës të cilët (shumica) janë duke e përjetuar humbjen e Sali Berishës, si tragjedi e fund të botës!!!)
ArLind K Nikolli - Berisha ju a merr gjithmon n'kthes.kini durim
Klaus Enginer - ky plakushi keq po ja ndjen friken e humbjen e si e si don qe te manipuloj ,rasti me i fundit ai tek shkolla b.curri ne tirane ....po ju qe e votoni salen jeni hajduta dhe te trash nga truri me ne krye sali berishen ....
Noi Prendi - Ore si ka mundesi qe ne vet populli Shq . I japim pushtet dikujt qe ska familje qe Nuk njeh njeri .. Ai person qe Nuk eshte per familjen e vet . Se Mos do jet per ne .. Uroj Mos Ta mar edi rama ..do katandiset Shq me shum se kaq
Bastri Bastriu - po pse me sali berisha 20 vjet doka me nejt i pari venit sikur na ka pjell vezen e kuqe e humi normal se gjith tropojen dhe kuksin i ka fut ne pun kurse tjeret i ka lon pa buk te iki tani sala me gjith ate zhelen te boj shurren FORCA EDI RAMA HALLAL TI PUNON VAZHDO TA HEQIM DHE KETE MASHTRUSIN E BASHKISE DHE TE VAZHDOJM PUNEN QE NUK TE LAN KTO KRIMINEL ME E MBARU.
Abdullah Seferi mbaroj dhe koha e sali berishes....tani te shikojme se si do qeverisi kualicioni i majt.
Arbri Krasniqi - Ne do fitojme
Abdullah Seferi - Eshte per tu habitur vetem ne vendin tone numerimi i kutive te votimit zgjat shume,ne vendet tjera brenda 3-4 oresh publikohen rezultatet zyrtare.
Le So - Kukesi paska qen qyteti demokracis. hallal burrat e kuksit,,,,dhe tirona esht pd por kan ardh lloj lloj cecenesh nga permeti tepelena e jugu,,plus qe maloket per 7mij lek tvjetra e shesin voten
Xhenita Seferi Seferi - Epo jemi ne shqiperi ketu do kohe procesi i numerimit
Bobb Marley - Si nje demokrat ndjej keqardhje qe e fitoi PS por NDJEJ NJE KENAQESI SHUM TE MADHE QE RA NJE NEO DIKTATOR KOMUNIST,NJE NJERI I PASHPIRT QE SKA NDJENJA SHQIPTARIE,,,pd gjithmon ne zemer, po jo me kta shushunjeza qe pine gjakun e popullit,<3 PD
Giorgos Laguris -Zera nga selia blu thone se saliu gjendet ne amsterdam bashke me bashen dhe jan ber tape nga 3fletshet qe te harrojne humbjen e thelle.
Redi Vlora - Kukesi vend burrash ahahahahhaaa ne kukes me 2mij lek ben kerdin ne vota hahahahahahahahaa
Enid Al - Burrat pranojn humbjen dhe i shtrengojn doren kundershtarit... Le te respektohet zgjedhesi i popullit ne te mire te vendit... Rrofte SHQIPERIA.!
Giorgos Laguris ja futi vlora saliut
Esi Essi - Ka akoma kuti x tu numru.,si kena humb shpresat akoma :)) pd
Abdullah Seferi - Saliu ta harroj per gjithmone karriken,une i uroj pleqeri te mbare.....haha
Ridi Berat -Ja futi e dhe spo ja nxjerr me. Te behemi e gjithe Shqiperia kunder Anti-Shqiptarit kunder Edvin Rama Ndryshojn rezultatet … dibra kuksi lezha durresi shkodra elbasan dhe tiranes po i afrohemi fillon te mari pd
Le So o red vlora, po dihet t qe kuksjant npergjitsi jan njerez te beses. ndersa vlonjatet shumica jan te pabes te hajn mbas shpine. jom nga tirona sa per sqarim
Albjan Xhepa - Rilindje,, kemi fitu pa fillu.
Arbnor Peci kush ka fitu bre LO
Jeton Qengaj Nese humb Skender Beu i 2 (Sali Berisha) do te pendohen Shqiptaret shum keq per ket gabim qe kan ber Vdekje edvin kristaq rama
FOTO NË FAQEN E RAMËS
Në faqen e tij në Facebook, Edi Rama, lideri i së majtës, tashmë në avantazh për të fituar zgjedhjet, postimin e fundit e ka bërë 7 orë më parë dhe ka vendosur vetëm dy foto me nga një diçiturë; njëra është: “Foto of the night – Nata e këmbimit të epokave”, e cila ka pranë e pranë dy flamujt elektoralë të PS dhe PD, ku ky i fundit është i mbledhur dhe valvitur keq, ndërsa ai i Rilindjes ndriçon dhe valvitet superior.
Ndërsa një foto është: Foto of the Day (foto e ditës) me një vajzë, e cila në krah ka shkruar: “Edi, ia dolëm”. Po ashtu nuk mungojnë as urimet, pritshmëritë e komentuesve prej Rilindjes apo dhe kritikat dhe fyerjet.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)