Berisha: Brukseli i vuri kushte
Ramës prej trajtimit të opozitës
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka lidhur kushtet që Brukseli i ka vënë Shqipërisë dhe qeverisë së saj dyditore me trajtimin jo të duhur që ajo po i bën opozitës.
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi takimet e pasuesit të tij, Edi Rama këto dy ditë në Bruksel. "Ne Bruksel, kushte dhe mosbesim ndaj Rames!", e ka titulluar Berisha komentin e tij në Facebook, duke shtuar "kushte dhe mosbesim per Edvinin, mjerisht dhe per integrimin...".
Berisha i ka lidhur kushtet që Brukseli i ka vënë Shqipërisë dhe qeverisë së saj dyditore me trajtimin që ajo po i bën opozitës.
Ish-kryeministri ka theksuar se "pas kercenimeve dhe revanshit te Rames ndaj Presidentit, opozites, institucioneve kushtetuese, administrates, Parlamentit, vendimit te tij antikushtetues per te hequr foton e Presidentit te Republikes nga zyrat e shtetit, Presidenti Van Rompuy dhe Presidenti Barroso u shprehen se percaktuese per marrjen e statusit te vendit kandidat per Shqiperine do jene qendrimet e qeverise ndaj opozites, te drejtave te njeriut, administrates publike, parlamentit, luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe se "javet e ardhshme do te jene kritike, vendet anetare po vezhgojne me kujdes".
KOMENTI I PLOTË I BERISHËS PËR VIZITËN E RAMËS NË BRUKSEL:Ne Bruksel, kushte dhe mosbesim ndaj Rames!
Te dashur miq, nga Brukseli kushte dhe mosbesim per Edvinin, mjerisht dhe per integrimin.... Keshtu pas kercenimeve dhe revanshit te Rames ndaj Presidentit, opozites, institucioneve kushtetuese, administrates, Parlamentit, vendimit te tij antikushtetues per te hequr foton e Presidentit te Republikes nga zyrat e shtetit, Presidenti Van Rompuy dhe Presidenti Barroso u shprehen se percaktuese per marrjen e statusit te vendit kandidat per Shqiperine do jene qendrimet e qeverise ndaj: 1- opozites, 2- te drejtave te njeriut, 3- administrates publike, 4- parlamentit, 5- luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe se "javet e ardhshme do te jene kritike, vendet anetare po vezhgojne me kujdes".
Ndersa Kryetari i Parlamentit Schulz tha se statusi mund te merret para zgjedhjeve europiane, dmth nga pranvera. Kurse ne Komisionin e Jashtem Jelko Kacin pyeti z.Rama se si do ta luftoje ai korrupsionin ne Partine Socialiste. Me fjale te tjera PS parti e korruptuar.
Udheheqja e Brukselit ka ndjenja miqesore per Shqiperine, por e dine se Rama eshte politikani i vetem ne Europe qe 8 vite me radhe beri gjithçka per te penguar integrimin e vendit te tij ne BE. Rama dhe integrimi nuk pajtohen! sb"
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.8%
-
Jo
30%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15