Berisha: Bushati shkel Kushtetutën
I pret rrogën ambasadorit të OSBE-së

Berisha: Bushati shkel Kushtetutën<br />I pret rrogën ambasadorit të OSBE-së
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për shkelje të Kushtetutës duke i prerë rrogën ambasadorit të OSBE-së Spiro Koçi.

Berisha vijoi akuzat edhe ndaj kryeministrit Rama i cili pasi sipas tij është përgjegjës për ndërpreerjen e pagesës së qiransë së shtëpisë në të cilën jetonte në Vjenë ambasadori Koçi.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha vlerësoi ambasadorin Koçi si një prej diplomateve më të mirë që ka pasur vendi ynë. Ish lideri i Partisë demokratike tha se emërimi dhe shkarkimi i ambasadorit bëhet vetëm me dekret të presidentit.

Nje akt i mirefillte prej banditi i Edvin Kristaq Rames!Ai, ne nje akt puçist anti-kushtetues urdheron ditezi Sulejman Bushatin te shpalle armik dhe ti pres rrogen Ambasadorit tone ne OSBE!!Te dashur miq, keto dite Edvin Kristaq Rama kreu nje puç institucional, ne shkelje te Kushtetutes mori pushtetin e presidentit dhe ktheu ne Tirane duke i prere rrogen, ambasadorit te Shqiperise ne OSBE, z Spiro Koçi, njerit prej diplomateve shqiptar te karrieres me te mire shqiptar.Kushtetuta e Shqiperise percakton qarte se ambasadori emerohet dhe shkarkohet nga detyra me dekret te presidentit te Republikes”, shkruan Berisha.

Në përfundim të statusit Berisha tha se në vendin tonë ku nuk respektohet Kushtetuta vetëm revolucioni demokratik do të jetë zgjidhja përfundimtare.

Lirimi nga detyra i ambasadorit të Shqipërisë në OSBE, Sspiro koci është arsyeja e përplasjes mes Presidentit Bujar Nishani dhe ministrit të Jashtëm,Ditmir Bushati.

Presidenti Nishani nuk e ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit Koci të cilit ka më shumë se një vit që i ka mbaruar mandati.

Postimi i plotë në “Facebook” i Sali Berishës:
Nje akt i mirefillte prej banditi i Edvin Kristaq Rames!
Ai, ne nje akt puçist anti-kushtetues urdheron ditezi Sulejman Bushatin te shpalle armik dhe ti pres rrogen Ambasadorit tone ne OSBE!!
Te dashur miq, keto dite Edvin Kristaq Rama kreu nje puç institucional, ne shkelje te Kushtetutes mori pushtetin e presidentit dhe ktheu ne Tirane duke i prere rrogen, ambasadorit te Shqiperise ne OSBE, z Spiro Koçi, njerit prej diplomateve shqiptar te karrieres me te mire shqiptar.
Kushtetuta e Shqiperise percakton qarte se ambasadori emerohet dhe shkarkohet nga detyra me dekret te presidentit te Republikes.
Por per kreun e juntes se bandave Edi Rama, Kushtetuta eshte thjesht nje rrecke e piset para ambicieve te tij te semura per te patur te gjitha pushtetet. Vetem revolucioni demokratik mund te shpetoje Shqiperine nga kjo junte banditesh e pashoqe ne Europe dhe ne bote!

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë