Berisha: Dënoj dhunën ndaj
A1Report, por policia ka dështua

Berisha: Dënoj dhunën ndaj<br />A1Report, por policia ka dështua
TIRANE - Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka dënuar sulmet ndaj grupit të televizionit A1 Report, plagosjen e efektivit të policisë dhe atë të bariut, ndërsa ka shtuar se sipas tij aksioni i ndërmarrë nga policia është i dështuar ende pa nisur.

Sipas Berishës policia qëllon pa ndonjë objektiv, duke shtuar se edhe në listën e bërë publike për 26 trafikantët sipas tij nuk janë emrat e bosëve të drogës.

Po ashtu Berisha nënvizon se nën rrethimin e fshatit të Lazaratit si dhe në mesin e shkëmbimeve të zjarrit ndodhen edhe shumë banorë të zonës të pafajshëm të cilët janë nën rrezikun për jetën.

Më poshtë postimi në Facebook i Sali Berishës:

Stop terrorit mbi popullesine civile te Lazaratit!

Te dashur miq, prej tre ditesh ne zonen e Lazaratit grupe kriminale dhe qindra forca policore qe kane rrethuar zonen qellojne ne drejtim te njeri-tjetrit me te gjitha llojet e armeve te lehta, por thuhet dhe te renda. Nga keto te shtena jane plagosur nje efektiv i Policise dhe nje bari medites ne Lazart si dhe eshte agresuar brutalisht trupa televizive e Televizionit A1 Report. Denoj me ashpersine me te madhe plagosjen e efektivit te Policise, sulmin brutal ndaj ekipit televiziv si dhe plagosjen e bariut dhe i bej thirrje Prokurorise te nise hetimin per vendosjen para ligjit te autoreve te ketyre akteve. 

Duke mbeshtetur çdo perpjekje te ligjshme te Policise se Shtetit per luften kunder trafiqeve kriminale dhe vendosjen e ligjit ne çdo skaj te vendit, theksoj se ky operacion eshte tejet kaotik dhe i deshtuar pa nisur.
Qe ne fillim Policia motivoi operacionin me nje liste prej 26 personash, qe sipas saj kishin qelluar kunder Policise, si dhe me shkuljen e bimeve narkotike ne Lazarat.

Mirepo media informoi se:

-Se pari, grupet me te cilat do merrej Policia ishin njoftuar paraprakisht per operacionin nga ortaket, serezet e tyre ne kryeminstri, ministri dhe Polici. Keshtu qe ky eshte operacioni "prisni por mos kujtoni se po vijme", pra operacioni nisi i deshtuar.

- Se dyti, ne listen prej 26 persona te bere publike nga qeveria nuk jane te perfshire emrat e asnjerit prej boseve te trafikut te hashashit te zones dhe kjo e ben operacionin krejtesisht te pabesueshem apo si nje operacion brenda kartelit. Qeveria ka perjashtuar nga lista boset e droges vetem per shkak te lidhjeve te saj me ta.

- Se treti, disa nga 26 personat e listes kishin prova te pakundershtueshme, sipas mediave, se nuk kishin qene fare ne Lazarat madje kishte prej tyre te vdekur apo ne burg prej vitesh.

- Se katerti, Policia, me nje diletantizem te pafalshem, qellon pa objektiv me te gjitha mjetet, duke rene ne lojen e grupeve kriminale te cilave iu intereson terrori ndaj popullates civile.

- Se pesti, Policia jep komunikata te cilat pergenjeshtrohen menjehere nga mediat e vendit. Viktima te kesaj gjendje pothuaj lufte dhe shtetrrethimi jane mijera femije, gra, te semure, te moshuar qe jetojne nen bresherite jo vetem te bandave kriminale por dhe te Policise se Shtetit qe duhet t'i mbroje ata. sb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn