TIRANE- Kryeministri Berisha e quan shprehje e rradhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon ne Beograd, deklaratën e kryeministrit serb Ivica Daçiç i cili krahasoi luftëtarët e UÇPMB-së si terroristë të Al Qaedës dhe lapidarin, përmendore të tyre.

“Pyetjes per arsyet e heqjes se permendores se heronjeve te Presheves, kryeministri i Serbise iu pergjigj ne Shkup se ata ishin terroriste dhe shtroi pyetjen retorike: “A do te lejonin SHBA-te te vendosej ne Neë York nje permendore e terroristeve te Al Qaeda-s?”

Luftetaret e lirise rane per lirine e qytetareve shqiptare te Lugines se Presheves qe perjetonin shtypjen me te eger nga rregjimi i Milloshevicit. Ata me luften e tyre te drejte imponuan nje marreveshje me ndermjetesim nderkombetar me autoritetet e Beogradit per me shume liri, te drejta dhe autonomi per shqiptaret e Lugines se Presheves, si dhe shpejtuan fundin e rregjimit te Milloshevicit dhe ne nje fare menyre edhe clirimin e popullit serb nga rregjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristet e Al Qaeda-s eshte nje shprehje e rradhes e albanofobise pa te ardhme qe dominon ne Beograd. “- shkruan Berisha në faceook.

(sg/shqiptarja.com)