TIRANE- Kryeministri Berisha ndodhet në një tryezë të rrumbullakët me biznesmenë të rinj. Berisha pranoi se viti 2012 ka qenë i vështirë dhe masat e marra krijuan një defiçit buxhetor i cili do të rishqyrtohet pas zgjedhjeve.
"Viti më i vështirë ishte 2012, këtë vit ka një kthesë. Masat që morëm për heqjen e TVSH-së për makineritë, heqjen e tatim fitimit për pagat nën 30 000 lekë, në mënyrë të pashmangshme krijuan një deficit në buxhet të cilën pas zgjedhjeve do ta rishqyrtojmë. Kjo është e përkohshme."- tha Berisha duke shtuar se efektin këto masa do ta japin efekti pozitiv në tremujorin e katërt ndërsa ndikim të plotë do të ketë në 2014."
Berisha sulmoi programin e Partisë Socialiste për aplikimin e taksës progresive.
“Ai flet për rritje taksash. Është e lehtë t’i rritësh, por kjo do të thotë dekurajim të investitorëve dhe shkurtim të vendeve të punës. U nxor taksa e tabelës, ajo që i vije emrin biznesit, deri në 100 mijë lekë kjo taksë e pastaj taksa të tjera me radhë që për hir së të vërtetës bënë që Tirana, të mos shfletojë potencialet e mëdha.Nëse z Rama është serioz në premtimet e veta dhe le të thërrasë Vangjushin, Shpëtim Gjikën e ndonjë tjetër dhe t’u thotë që të heqin taksat për biznesin e vogël. Unë do i përshëndes"- tha Berisha.
Kryeministri premtoi mbështetjen e qeverisë për të rinjtë në iniciativën e tyre të lirë.
"Qeveria është e vendosur të mbështesë një sistem mikokreditimi, ku të parët që do të përfitojnë do të jenë të rinjtë. Duhet të përcaktojmë dhe strukturojmë më mirë rrugët, instrumentat dhe mekanizmat e kësaj nxitjeje që të shënojmë sa më shumë histori suksesi nga biznesmenët e rinj. Sikundër në fushat e tjera, udhëzimet dhe sugjerimet do të trupëzohen në programin për 4 vitet që vijnë. Ne kemi shpallur që në vitin 2005, në platformën tonë, për ta shndërruar këtë vend në një vend tërheqës për investitorët, me një klimë tërheqëse për biznesin”, u shpreh Kryeministri Berisha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com