Berisha del bllof,akuzoi kreun e PS
Kavajë për makinën e dikujt tjetë

Berisha del bllof,akuzoi kreun e PS<br />Kavajë për makinën e dikujt tjetë
Pak çaste më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” disa foto të një makine tip “Audi” ku pretendon se brenda saj ka pasur sasi kokaine e cila sipas Berishës, është në pronësi të kreut të Partisë Socialiste në Kavajë, Gentian Daja.
 
Ai është mbreti i spekulimit në Shqipëri dhe si instrument tani që është në moshë të thyer e nuk del më shpesh në media, përdor Facebook-un, por dhe një grusht mediash të financuara prej tij e të birit.
 
Këto media dhe disa të tjera pranë PD-së, kanë nxituar ta pasqyrojnë si lajm të vërtetë këtë postim të Berishës, pa e vërtetuar fare si qëndron e vërteta.
 
Por si qëndron e vërteta për rastin në fjalë?
 
Burime nga Policia e Shtetit pohojnë për Lexo.al se makina në fjalë nuk është në pronësi të kreut të PS-së Kavajë, Gentian Daja, dhe për më tepër, burime të sigurta bëjnë me dije se në makinën tip “Audi” nuk është gjetur asgjë e paligjshme.
 
Nga ana tjetër, burime të sigurta konfirmojnë se arsyeja e ndalimit të shtetasve me “Audi” ka qenë një procedim ndaj tyre i para disa viteve, që nuk ka asnjë lidhje me Dajën apo me historitë që trillon Berisha nga 17-katëshi.
 
Siç shihet edhe nga dokumenti i mëposhtëm makina tip “Audi” është në pronësi të shtetasit me inicialet B.Q.
 
Vlen të kujtohet se kanë qenë të shumta rastet kur ish-kryeminstri Berisha ka dalë bllof me denoncimet e shpeshta në llogarinë e tij në “Facebook”. Rasti në fjalë ishte bllofi i radhës i Berishës, faktet hedhin poshtë pretendimet e tij./Lexo.al

lejet e qarkullimit

lejet e qarkullimit

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime