Berisha del bllof, asnjë manipulim
votash në numërimin e dytë

Berisha del bllof, asnjë manipulim<br />votash në numërimin e dytë
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi dje (dhe po vijon edhe sot) numërimin e fletëve të votimit për Qarkun Lezhë, ku rezultoi se nga procecverbalet në qendrat e votimit të Qarkut Lezhë përkatësisht në KZAZ 12 dhe 13, (14 dhe 15) nuk pati asnjë manipulim, ashtu siç pretendohej nga PD.

Në 121 kutitë e hapura dje rezultuan se procesverbalet e mbajtura nga QV ishin mëse korrekte me ato të hedhura në tableta përmbledhëse nga ZAZ apo dhe të dhënat e vetë partive kanë patur nga komisionerët apo dhe vëzhguesit e tyre në çdo qendër të numërimimit të votave.

Verifikimi i materialve zgjedhore për çdo qendër votimi, nuk nxori asnjë nga pretendimet e palëve kryesisht të PD, se në këtë qark ishin bërë manipulime të tmerrshme, siç u shpreh dy ditë më parë anëtari i KQZ, Klement Zguri. Nga numërimi QV në dy ZAZ për Lezhën nuk është konstatuar asnjë parregullsi që do të cenonte procesin apo dhe të çonte në përmbysjen e rezultatit paraprak të zgjedhjeve të këtij qarku. Sipas PS, dyshimet, mbi të cilat katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vendosën rinumërimin e 248 kutive të votimit të qarkut të Lezhës, jo vetëm që nuk kanë pasur një bazë ligjore, por as edhe indicie.

Kutitë, në të cilën pritet të zbulohen manipulimet më të mëdha sipas pretendimeve të palëve PD, PS dhe LSI u hapën sot në ZAZ 14 dhe 15, ku bëhet fjalë për Laçin. Në këtë zonë PS ka kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve për shkak të problematikës së konstatuar në ditën e zgjedhjeve. Nga hetimet paraprake thuhet se në këtë KZAZ ka manipulime që shkojnë nga shtimi i numrit të votuesve e deri tek ndryshimi i procesverbaleve.

Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, KQZ mori vendimin për rinumërim të votave në këtë qark, menjëherë pas publikimit të një mesazhi në Facebook të kryeministrit Berisha se në Lezhë iu ishin vjedhur votat. Hetimi i djeshëm nuk vërtetoi asnjë akuzë të tillë. Ajo që u re në rinumërimin e djeshëm ishte pikërisht dhe numri i vogël i votave të pavlefshme të gjendura në kutitë e votimit. KQZ ka rënë dakord që çdo ditë të numërohen rreth 80 kuti, dhe nëse procesi i numërimit ecën me ritmet e deritanishme, pritet që brenda dy ditësh të përfundojë rinumërimi në qarkun e Lezhës.
 
GABIMET
I vetmi gabim që u konatatua nga të verifikimi i votave, ishte ajo e ngatërrimit të votave që ishin bërë në ZAZ 12, QV nr.0709, ku FRD i ishin hedhur gabim 10 vota. Ndërkohë që në tabelat përmbledhëse këto vota i takonin Aleancës Kuq e Zi. Ndërkohë që sipas përfaqësuesve ligjor të partive në këtë institucion ndryshime të vogla të rezultateve ka pas edhe për parti të tjera me nga një osë dy vota, të cilat nuk kanë bërë ndryshim në rezulat. Në QV e para të numëruara rezultoi se mungonte edhe një procesverbal i mbylljes së qendrës së votimit. Gjithsesi këto u konsideruan gabime njerëzore për shkak të ngatërrimit të numrit të partive.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013 dhe u përditësua.
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE