Berisha del në mbrojtje të 
“Lazove” në Parlament

Berisha del në mbrojtje të <br />“Lazove” në Parlament
TIRANE- Tymi i Lazaratit futet brenda në Kuvend. Seanca e djeshme plenare, ndonëse nuk zgjati me orare të gjata, u përqendrua totalisht tek aksioni i policisë në komunën e Lazaratit për të shkatërruar plantacionet e drogës. I pari që e nisi këtë debat ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili akuzoi qeverinë se po ushtron presion ndaj banorëve të Lazaratit. “Ta dini që me sajesa, me Gaten e gjorë, ju e dini që kapobandat janë këtu në bllok, janë këtu mbrapa, nuk janë në Lazarat.

Kapobandat i keni në Tiranë.” u shpreh Paloka. Menjëherë pas tij replikoi deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili theksoi se Berisha duhet të shpjegojë lidhjet që ka me Gate Mahmutaj si edhe SMS që i ka dërguar të arratisurve. “Unë pyes, cili është roli i Gates në PD e Gjirokastrës, si ka mundësi që në krye të PD të Tepelenës u vendos Petrit Abedini, i akuzuar për trafik droge. Prisja të bënin thirrje për t’u dorëzuar grupit të zjarrit, po ju iu dolët në mbrojtje. Tani le të presim Gate plakun të vij se këtyre këtu iu është mbaruar baruti.” tha Balla.

Fjalën si replikë më pas e mori Berisha. Ashtu siç ka ndodhur në të gjitha seancat plenare që kur PD ka dalë në opozitë, ai filloi që të akuzonte qeverinë se ishte e lidhur me krimin dhe se trafikantët e vërtetë janë ata dhe jo banorët e Lazaratit duke i dalë në këtë mënyrë në mbrojtje banorëve të fshatit të drogës. “Është kryekëput dëshmi e implikimit nga krahu i ekzekutivit tek Taulant Gjura tek Saimir Topi në drogë.

Qytetarët janë me policinë, por jo me trafikantët në qeveri. Ju bëj thirrje të reflektoni me këtë që po ndodh. Kërkoj të hiqen njësitë nga Derviçani sepse është një zonë intensive biznesi. Keni mbushur kishën e Derviçanit me qindra policë. Policia e armatosur deri në dhëmbë shtinë duke bërë lojën e grupeve kriminale, duke terrorizuar popullatën. Kriminelët shtijnë se janë kriminel, por të qëllohet ndaj tyre me precizon”,- tha Berisha.

PD bojkot
Pas sherrit që ndodhi në seancë ku u pezullua Berisha për 10 dit, Partia Demokratike doli në një qëndrim zyrtarë se do të bojkotojë Kuvendin deri në një njoftim të dytë. Pak çaste më pas, Basha nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “facebook” dënoi pezullimin e Berishës nga parlamenti dhe e cilësoi si një dhunë ndaj opozitës.

LSI
Deputeti i LSI, Luan Rama kërkoi nga zëvendëskryeministri Niko Pelshi një interpelancë për komisionin për aktivitetin ceremonial për 70 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë. Këtë kërkesë e mbështeti edhe Meta i cili i kërkoi Peleshit që ta marrë në konsideratë këtë kërkesë të LSI.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe