Berisha del sërish bllof, sulmon nipat
 e Leskajt, por ajo s'ka nipa në ato anë

Berisha del sërish bllof, sulmon nipat<br /> e Leskajt, por ajo s'ka nipa në ato anë
Të gjithë e trajtojnë si qesharak, por kjo nuk e ndalon atë të vazhdojë me hedhjen në Facebook të çdo mesazhi tallës që i dërgojnë ata që luajnë vazhdimisht me të.

Bëhet fjalë për të famshin “qytetar dixhital” të Berishës. Ky i fundit pa bërë asnjë verifikim vërtetësie mbi atë që I shkruajnë, i poston në Facebook sit ë vërteta absolute, duke drejtuar kështu edhe linjë politike të PD-së.

Sot doktorit i kishte ardhur sipas tij një mesazh nga “oficeri dixhital”  që thoshte se “1 ton droge ne drejtim te italise eshte i niperve te deputetes valentina leskaj nga selenica robi llanaj dhe gezim zhupaj nga selenica”.

Mirëpo, e gjitha kjo në fakt rezulton tërësisht qesharake, sepse Valentina Leskaj nuk ka fare nip në këto anë. As të parë, as të dytë, as të tretë e as të katërt. E gjithë tallja që është bërë ndaj Berishës nga “oficeri dixhital”, është as më pak e as më shumë se një humor më shumë nga qytetarë që e shohin që ka përfunduar në një pikë pa kthim.

Është hera e dytë që akuzon Leskajn se “nipërit e tu…..”, kur në fakt Leskaj e ka shprehur se s’ja ka idenë për çfarë flet doktori sepse ajo në fakt nuk ka fare nipër nga anët që thotë Berisha.

Doktori do vazhdojë pavarsisht ka apo s’ka nip Leskaj, siç bën me cilindo që i del përpara, por tanimë i madh e i vogël e di që po foli “…. Dixhital”, çdo gjë është një tallje që është bërë ndaj Saliut.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës