TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar sot tek Presidenti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan Michael Granoff se qeveritarët e tanishëm kanë lidhje të fuqishme me krimin, kontrabandën dhe korrupsionin, ç'ka e vë në rrezik procesin e integrimit të Shqipërisë.
Gjithashtu, Berisha ka vënë në dukje se “qeveria aktuale nuk ka program ekonomiko- fiskal për të parandaluar krizën dhe ka bërë premtime antiglobaliste, të cilat janë një rrezik madhor për zhytjen e vendit në krizë.
Takimi Berisha – Granoff është organizuar sot në selinë e PD-së dhe është bërë vetëm një ditë pasi Presidenti Granoff i ka premtuar bashkëpunim, Kryeministrit Rama në Berat, gjatë nisjes së një projekti të ri të fondacionit atje.
Duke e vlerësuar për kontributin e Fondacionit Shqiptaro –Amerikan në vite në Shqipëri, Berisha tregon në Fb se “duke folur për zhvillimet në vend, theksova se alternanca është gjë e vyer për demokracinë, por është konkluzion i përgjithshëm i ekspertëve vendas dhe të huaj si dhe institucioneve ndërkombetare se qeveria aktuale nuk ka program ekonomiko-fiskal e së dyti, Rama dhe ekzekutivi i tij po rrenojne çdo dite sigurine ligjore, pra zemren e shtetit ligjor ne Shqiperi.
“Ata me vendimet e tyre dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit pa i ndryshuar ato,”- thekson Berisha në njoftimin e tij, - “me pretekstin se janë premtime elektorale, anullojnë pa asnje shkak ligjor konçesione, kontrata, të drejta pronesie, të cilat janë dhënë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, gjë qe godet rende investimet e huaja dhe te vendit.
Lidhjet e qeveritarëve me krimin, kontrabandën dhe korrupsionin janë të fuqishme. Proçesi i integrimit është i kërcënuar,”- ka përfunduar Berisha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama-Granoff përurojnë projektin e Beratit