Përjashtimi i Sali Berishës, nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka sjellë përplasje mes radhëve të demokratëve përfshi edhe deputetët e listës së Lulzim Bashës. Së fundmi disa prej tyre po dalin publikisht në mbrojtje të vendimit të kreut të PD-së dhe nga ana tjetër, një pjesë e tyre mbështesin hapur lëvizjen ‘Foltorja’ të Sali Berishës.
E së fundmi në distancë është përplasur deputeti Edmond Spaho me nënkryetarin e PD Ervin Salianji, pasi ky i fundit tha se ai ka drejtuar një prej qarqeve me rezultatin më të dobët e se PD i dha gjithçka. Madje e Salianji e injoroi duke u shpreh se ‘çfarë kërkon më shumë Mondi?’.
Ndërkohë i ashpër ka qenë edhe reagimi i deputetit Edmond Spaho, i cili thotë se çdo kush mund ta kritikojë me argumenta, por pa fyerje e denigrime. Spaho e cilëson Salianjin si ‘Mitraloz i partisë’ dhe madje e këshillon që të bëjë kujdes me fjalët, e mos të shaj në telefon sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti regjistrojnë bisedat.
'Edhe nje këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund ti vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që ju fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti regjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën.'- shkruan Spaho.
Hahahahaha tragjikomedia vazhdon edhe populli degjon e vazhdon jeton... Kur karriera mer fund edhe dalin ne shesh te palarat Brenda rrethit shoqeror e politik... Dikur ngjanin si te paprekshem tani zihen per motive qesharake e replikojne si cerdhja nr8 me dreke! Urime nacut e pd...
Përgjigju