Berisha: Dhuna e arrestimet
me urdhër të Ramës dhe Tahirit

Berisha: Dhuna e arrestimet<br />me urdhër të Ramës dhe Tahirit
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për protestën e Shoqërisë Civile te parku i Liqenit Artificial të Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha dënon dhunën e ushtruar dhe arrestimet e aktivistëve nga policia, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po betonizojnë parkun e liqenit.

 “Dhunë, terror policesk, hekura, shqelma, grushta e shkopinj, arrestime të gazetarëve, veprimtarëve të shoqërisë civile si Zirkon Disha, qytetarëve të thjeshtë, me urdhër të Ramës nga çunat e tij të krimit për fajin e vetëm se ata po mbronin sot mushkëritë tona, pra të Tiranës, parkun e Liqenit nga mafia e betonit Rama – Veliaj”, shkruan Berisha.
 
Ai fton qytetarët që t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike nesër në orën 10:00 përpara Bashkisë së Tiranës për mbrojtjen e Parkut të Liqenit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar