Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi policinë se ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Berisha tha se Kuvendi duhet të vendosë sot fundin dhe krijimin e qeverisë kujdestare.
“Dënoj egërsinë ndaj protestuesve të narko policisë të falangave të krimit ndaj djemve, vajzave, grave dhe burrave idealistë që nuk iu njohin juve për Kuvend. Që kërkojnë shkrijeni e kuvendit dhe ju rezervoni armë kimike, lëndë djegës, e i shpallni terroristë këtu. A e kuptoni apo jo, si mund të përfaqësoni ju qytetarë. Qytetarët i përfaqësojnë ata që kërkojnë të ike Rama, njeriu që ndërtoi në Shqipëri shtetin e drogës, njeriu që përzuri nga Shqipëria. Sot kuvendi duhet të vendos fundin, krijimin e qeverisë kujdestare. Nuk keni më të drejtë të qeverisni, hiqni dorë nga dhuna ndaj protestave. Plotësoni kërkesat e tyre, janë kërkesa të drejta, janë kërkesa që i mbështesin 96% e shqiptarëve. Ju se bëni dot këtë se keni frikë nga vjedhjet që keni bërë, keni frikë nga urrejtja e papërmbajtur e tyre”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend për protestën! PD: Dhunuat protestuesit! Balla: Terroristë të Iranit, sulmuan efektivët! Lamallari: Policia zbaton ligjin, tërhiqni njerëzit me kapuça










