TIRANE - Kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka publikuar sot me krenari dhe kënaqësi, dhuratat që ai ka marrë nga skulptori holandez Jaap van't Veer, "një admirues dhe mik i madh i Shqipërisë."
"Më dhuroi një skulpturë të gdhendur në një gur të marrë nga Bjeshkët e Namuna,"- shkruan Berisha sot në Fb. - "Në këtë vepër, ai ka gdhendur historine e ngjitjes së kombit tonë në kohën e Skënderbeut, rrëzimin e tij gjatë pushtimit osman, diktaturës hoxhiste dhe ringritjen e tij në maja më të larta pas përmbysjes së diktaturës komuniste.
Pasi i shpreha mikut mirënjohjen më të thellë për këtë kryevepër të vërtetë, dhurata më e bukur e jetës sime, ne diskutuam për Alpet e veriut, Bjeshkët e Namuna, banorët e të cilave Rose Wilder Lane në "bestseller"-in e saj "Majat e Shalës" shkruan se janë në fëmijërinë e racës arjane, kurse siluetat e majave të tyre i përshkruan si silueta perëndimore. Miku im Jaap jetonte prej dhjetë vitesh në Alpe, ku unë kam kaluar atje 27 vera të fëmijërisë dhe rinisë sime duke u ngjitur në majat e tyre,"- thotë në fund Berisha.

Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha pret artistin holandez që jeton në Alpet shqiptare