Ai tha se mazhoranca i ka 30 dëshmitarë për të rrëfyer këtë dhunë. “Jemi gati në këtë parlament të sjellim jo një por 30 dëshmitarë urdhëroni të krijojmë komision hetimor për të parë është prekur diplomacia me dhunë, ne do krijojmë komision hetimor. E di si më dukeni mua apo jo jeni ulur në cifte si Konstandini me Dhoqinën, jeni të pashpresë ju ka heq nga lista. Zoti kryetar i grupit i propozoj grupit parlamentar që të marrë komision parlamentar për këtë akt të dhunshëm ulu aty, ditën e hënë, ky Parlament voton komisionin hetimor parlamentar për të hetuar gjer më 1 aktin e paprecedentë të turpshëm dhe amoral, akti që nuk ka ndodhur në hitsorinë e këtij shteti, të agresionit të një diplomati të ri nga kreui i opozitës në një moment sfazimi total bipolarizmi ose overdoze, të të gjitha do të bëhen ditën e hënë do të votohet kimizoni”, tha Berisha.
Ai iu drejtua të majtëve se “Ai ju tërheq ju nga gropa në gropë”.Ndërkohë që pritet që të hënën të hidhet në votim kjo nismë e së djathtëve.
BERISHA: DHUNE SHTAZORE, RUÇI: TURP KE MBRONI
Është shndërruar në një arenë fyerjesh dhe sharjesh seanca e plenare mes deputetëve të kampeve politike dhe krerëve të tyre menjëherë pas publikimit të lajmit për “dhunën e improvizuar” mes kreut të PS Edi Rama dhe diplomatit në Vjenë, Egin Ceka. Me një ton të ashpër kryeministri Berisha akuzoi kryesocialistin Rama për dhunë shtazore,dhe kërkoi hetim parlamentar. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi kërkoi shkarkimin e diplomatit Egin Ceka.
“Ky akt qëndron në agresionin e rëndë të turpshëm, brutal shtazor që kryetari i PS dhe kryetari i koalicionit të pazarit dhe ngjalave i ka bërë njërit prej diplomatëve të ri më të përgjegjshëm dhe të përgatitur të këtij vendi. Pyetjes që iu bë zotit Rama në sallë nga emigrantë pse nuk lejohemi në votojmë në ambasada Rama u përgjigj se diplomatët janë hajdut votash. Dhe zotit Rama, diplomati i ri i tha se jemi këtu zotëri për të shërbyer nuk jemi hajdut votash, kjo mjaftoi për të shtrirë dorën dhe grushtin e pakontrolluar drejt diplomatit”, tha Berisha. Shefi i qeverisë akuzoi liderin e opozitës se ka ushtuar dhunë jo vetëm ndaj diplomatit por edhe kolegëve të tij të partisë apo dhe femrave që ka pasur në krah. “Ky akt i turpshëm, ky akt i përsëritshëm i tij edhe ndaj jush që jeni këtu, por ju mirë ua bën. Por, ju në këtë histeri kolektive duhet ë mendoni se ai mund të ishte, djali, vëllai apo njeriu juaj dhe se ai është një nda djemtë më të sjellshëm të diplomacisë shqiptare, sepse ai ishte një nga djem të më të sjellshëm, në historinë e politikës botërore ne Ugandën e viteve `80 shihte një person kryetar qeverie, ai u bë i famshëm sepse me grushta rrihte ministrat e kabinetit të tij ai përfundoi në koshin e historisë. Ju garantoj se kryetari juaj do të përfundojë njëlloj aty ku e meriton,prej cilit prej jush thuhet se ka rrah gruan shtazërisht. Ka rrah nën si kafshë, se i ka goditur bashkëpunëtorët e tij në zyrë. Prej asnjërit prej jush nuk thuhen”, theksoi Berisha. Ndërkohë që Topalli nuk ngurroi që të thoshte se “epo duhet ta rrahi kryetari i opozitës së Shqipërisë”.
RUÇI: SHKARKO DIPLOMATIN
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi reagoi ndaj fjalës së Berishës duke i bërë thirrje që të shkarkojë diplomatin Egin Ceka. Ai akuzoi Berishën se i përdor diplomatët në botë si mitingjesh. “Ai është lideri i opozitës dhe e priti kreu i atij shteti që zotëria juaj ka 3 vjet që lutesh të të presë dhe s’të pret. Tërbimi jot është që u prit nga krerë të Austrisë, që e takoi kreu i OSBE, për të zgjidhur ato probleme që t’i i le lidhur, e zhvilloi aktivitet për të dhënë vizionin e tij mbi Shqipërinë dhe midis probleme të tjera shqiptarë të nderuar, Edi Rama dënoi, në përgjigje, nepotizmin dhe mungesën e profesionalizmit në trupin diplomatik shqiptar. Se emri që përmendi Rama ishte diplomat në Vjenë, dhe i ati diplomat në Romë. Ky djali, i biri i babait ambasador, nuk e honepsi dot, madje mësova se ai djali nuk kishte vajtur se nuk kishte vend atje, se po të kishte qenë përfaqësues diplomacie tamam, duhet të dilte që në aeroport ta priste, të rrinte në takimin me kryeministrin austriak. Turpi juaj që e merrni në mbrojtje. Ja pse ju si kryeministër i e merrni në mbrojtje sot, një diplomat që duhet ta kishe shkarkuar që kur kishte anatemuar me shprehje aspak diplomatike papën, ky është diplomati që ke ti”, tha Ruçi.
Redaksia online
(ah/ar.sh/shqiptarja.com)